Page 89 - Demo
P. 89


                                    87TEMA 7 TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMITEkzistojnë edhe disa pajisje që lidhen me kompjuterin, të cilat marrin dhe japin informacione. Këto pajisje quhen pajisje hyrëse-dalëse. Të tilla janë pajisjet e ruajtjes së informacionit, si p.sh. disku i jashtëm, CD/DVD, flashdisku (USB). Komponentët softuerikëKomponentët softuerikë (ang. software) janë të gjitha programet kompjuterike. Programet janë urdhra apo instruksione që e bëjnë kompjuterin të punojë. Kompjuterët përdorin dy lloje softueri: softuerë aplikativë dhe softuerë sistemorë.Programet aplikativeJanë programe aplikative që na ndihmojnë: • të krijojmë dokumente (p.sh. Ms. Word) • të kryejmë llogaritje të ndryshme (p.sh. Ms. Excel)• të krijojmë prezantime (p.sh. Ms. PowerPoint)Programet e sistemit (sistemi operativ)Është program i rëndësishëm në kompjuter. Kontrollon programet aplikative dhe harduerin (pjesët fizike të kompjuterit). Ky softuer na mundëson komunikimin tonë me kompjuterin. Pa sistemin operativ, kompjuteri do të ishte i papërdorshëm. Tri sistemet më të njohura operative për kompjuterë janë: Microsoft Windows, Mac OS, Linux.Sisteme të njohura për Tablet PC dhe telefona të zgjuar janë: Apple iOS, Android. Kompjuteri (ose më saktë sistemi operativ i kompjuterit) arrin të komunikojë me pajisjet periferike në sajë të softuerëve përkatës të këtyre pajisjeve, që quhen drivers (pilotë). Sistemet operative për pajisje mobile janë sisteme operative që përdoren në telefona dhe tableta fig. 3).Fig. 3 Sistemet operative për pajisjet mobile1. Plotësoni vendet bosh:a) Pajisje hyrëse___________________________________b) Pajisje dalëse____________________________________c) Pajisje hyrëse/dalëse______________________________2. E vërtetë apo e gabuar ?a) Kompjuterit nuk i nevojitet sistem operativ. V G b) Tabletat mund të punojnë me Ms Windows. V Gc) Linux është sistemi më i përdorur për tableta dhe telefona. V Gd) Sistemi operativ i kontrollon të gjitha programet e tjera. V GPROVONI VETENAndroidSistemi më i përdorur për telefona mobilë dhe tableta.iOSPërdoret vetëm në pajisjet iPhone dhe iPad.Microsoft WindowsPërdoret nga disa kompani telefonash dhe tabletash.
                                
   83   84   85   86   87   88   89   90   91   92   93