Page 9 - Demo
P. 9


                                    TEMA 1Materialet dhe përpunimi i tyrePërmbledhje: Në këtë tematikë, nxënësit/et njihen me tipat e materialeve që përdoren në industri dhe teknologji, si dhe identifikojnë vetitë elementare të tyre. Gjithashtu, ata përshkruajnë përpunimin dhe prodhimin e drurit; shpjegojnë se ç’është lënda e parë, gjysmëprodhimet dhe prodhimet finale; përshkruajnë metodat e përpunimit dhe formimit të letrës, si dhe të materialeve prej druri duke përfshirë fazat e punës. Më tej, nxënësit/et do të njihen me veglat e punës dhe makinat elementare, si dhe me mënyrën si përdoren ato në aktivitete të ndryshme që organizohen në klasë, në lëndën e teknologjisë. Nxënësit/et përshkruajnë ecurinë prej idesë deri te prodhimi, si dhe përdorin fjalorin përkatës për leximin dhe emërtimin e dokumentacionit teknik. Në fund të kësaj tematike, ata do të paraqesin përmes shembujve praktikë, format e përpunimit të letrës dhe drurit me vegla elementare.
                                
   3   4   5   6   7   8   9   10   11   12   13