Page 90 - Demo
P. 90


                                    88Nxënësi/ja:Kompjuteri dhe pajisje të tjera kompjuterike7.2Përdorimet e kompjuteritKompjuteri është pajisja elektronike që merr, përpunon, ruan dhe jep informacion ose të dhëna. Ju mund ta përdorni kompjuterin për shumë detyra, si p.sh:• për të shkruar, redaktuar dhe për të shtypur dokumente që përmbajnë tekst;• për të dërguar e-mail;• për të vizatuar;• për të luajtur lojëra apo muzikë; • për të kërkuar informacione në internet; • për të modifikuar ose krijuar fletëllogari, prezantime, madje edhe foto e video;• për të ruajtur të dhëna dhe informacione.Ju keni parë tashmë që kompjuterit i bashkëngjiten pajisje të ndryshme, në mënyrë që ai të ofrojë sa më shumë zgjidhje për përdoruesin. Pajisjet që lidhen me kompjuterin, na ndihmojnë të marrim dhe japim informacione. Këto pajisje mund të jenë printer, skaner, disk i jashtëm, CD/DVD, flash (USB), kufje, aparat fotografik etj.Cilat janë llojet e ndryshme të kompjuterëve?Shumë nga ju, kur dëgjoni fjalën kompjuter, mendoni për një kompjuter personal si ai që keni në laboratorin e shkollës ose në shtëpi. Megjithatë, kompjuterët vijnë në shumë forma e madhësi dhe kryejnë shumë funksione të ndryshme në jetën e përditshme. Kur prindërit tuaj tërheqin para nga një ATM, kur shitësja skanon sende ushqimore në dyqan ose kur përdorni një llogaritëse, ju po përdorni një lloj kompjuteri. Le të shikojmë disa nga llojet e kompjuterëve që përdoren çdo ditë: kryen veprime të ndryshme me pajisjet iPad, PC, Windows Phone për të kuptuar rëndësinë e përdorimit të tyre në jetën tonë.Tregoni cilat janë përdorimet kryesore të kompjuterit. A njihni pajisje të tjera që kryejnë të njëjtat detyra me ato që bën kompjuteri? Diskutoni në klasë.AktivitetDesktopi: Shumë njerëz përdorin kompjuterë desktop në punë, shtëpi dhe shkollë. Kompjuterët desktop janë projektuar për t’u vendosur në një tavolinë dhe zakonisht përbëhen nga disa pjesë të ndryshme, përfshi njësinë qendrore të kompjuterit, ekranin, tastierën dhe mausin (fig. 1).Laptopi është një kompjuter personal i vogël, me bateri, që është më i lëvizshëm se desktopi, duke ju lejuar ta përdorni pothuajse kudo (fig. 2). Fig. 1Fig. 2 Desktop Laptopkompjuter desktop, laptop, tabletë, server, smartfon.FJALË KYÇE:
                                
   84   85   86   87   88   89   90   91   92   93   94