Page 91 - Demo
P. 91


                                    89TEMA 7 TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMITTableta: Ashtu si laptopët, tabletat janë projektuar të jenë portative. Dallimi më i dukshëm është se kompjuterët-tabletë nuk kanë tastierë. Në vend të tastierës dhe mausit, tabletat përdorin një ekran të ndjeshëm ndaj prekjes për të shkruar dhe lundruar. Tabletat kanë përmasa më të vogla se laptopët (fig. 3). iPad-i është shembulli i një tablete. Serveri është një kompjuter që u ofron informacion kompjuterëve të tjerë në një rrjet (fig. 4). Për shembull, sa herë që përdorni internetin, po shikoni diçka që është ruajtur në një server. Shumë biznese përdorin gjithashtu serverë dosjesh lokale për të ruajtur dhe ndarë skedarët brenda vendit.Lloje të tjera kompjuterëshShumë nga pajisjet elektronike të sotme janë në thelb kompjuterë të specializuar, megjithëse jo gjithmonë i mendojmë në këtë mënyrë. Më poshtë janë disa shembuj të zakonshëm.Telefoni inteligjent: është një pajisje kompjuterike portative që kombinon funksionet e telefonit celular me funksionet kompjuterike në një njësi të vetme. Shumë telefona celularë mund të bëjnë gjëra që i bëjnë edhe kompjuterët, përfshi shfletimin në internet dhe lojërat. Ata shpesh quhen smartfonë (fig. 5). Aksesorët teknologjikë (wearables): Teknologjia e veshjeve është një term i përgjithshëm për një grup pajisjesh, të cilat funksionojnë kur mbahen në trup, si ora e zgjuar (fig. 6), syzet optike, gjurmuesit e fitnesit etj. Këto pajisje shpesh quhen shkurtimisht aksesorë teknologjikë (ose veshje të zgjuara).Konsola e lojërave është një lloj kompjuteri i specializuar që përdoret për të luajtur video-lojëra në televizor.TV: Shumë televizorë tani përfshijnë aplikacione që ju lejojnë të përdorni lloje të ndryshme përmbajtjeje në internet. Për shembull, mund të transmetoni video nga interneti drejtpërdrejt në televizorin tuaj.1. Kompjuteri përdoret për të:__________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________2. Lidhni me shigjetë:desktopi • kompjuter portativ me bateri, që e lejon përdoruesin ta përdorë kudo.laptopi • është një pajisje kompjuterike portative, që kombinon funksionet e telefonit celular  dhe funksionet kompjuterike në një njësi.tableti • është projektuar për t’u vendosur në një tavolinë dhe zakonisht përbëhet nga njësia  qendrore e kompjuterit, monitori, tastiera dhe mausi.smartfoni • është kompjuter dore, që ka ekran të ndjeshëm ndaj prekjes për të shkruar e lundruar.PROVONI VETENFig. 3Fig. 4Fig. 5Fig. 6Fig. 7 Tabletë Serverë Telefoni inteligjent Aksesorë  teknologjikë Konsola  e lojëraveFig. 8 Televizori
                                
   85   86   87   88   89   90   91   92   93   94   95