Page 92 - Demo
P. 92
90Nxënësi/ja:7.3 Komunikimi elektronik Teknologjia e informacionit dhe komunikimitKomunikojmë çdo ditë me shokët dhe të afërmit. Mënyrat e komunikimit janë të ndryshme: biseda, mesazhe, dërgim letrash, biseda telefonike, etj. Gjatë komunikimit, ne shkëmbejmë informacione. Ky shkëmbim bëhet me mjete të ndryshme, që mund të jetë një laps e letër, telefon, kompjuter, iPad etj. Tërësia e këtyre pajisjeve dhe teknikave që bëjnë të mundur përpunimin dhe shkëmbimin e informacionit, përbën Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit (shkurt TIK). Komunikimi bëhet edhe përmes pajisjeve të tjera teknologjike të tilla si iPad-i ose telefonat e zgjuar (fig.1), nga ku përdorim programe të ndryshme, rrjete sociale apo aplikacione, si p.sh.:• e-mail;• Viber;• Whatsapp;• Facebook ;• Instagram.Po ashtu, mund të përdorim aplikacionin Viberapo WhatsApp dhe të tjera për të komunikuar me të afërmit apo shokët tanë, duke biseduar, shkruar dhe duke përdorur kamerën e pajisjes kompjuterike apo telefonit për të komunikuar jo vetëm me zë, por edhe me pamje me njëri-tjetrin.Ne mund të krijojmë edhe grupe bisedimesh me qëllime studimi apo mësimi.Komunikimi me e-mailPosta elektronike (ang. electronic mail, shkurt e-mail) është forma më e përhapur e komunikimit elektronik. Aplikacionet më të përhapura për komunikim me e-mailofrohen nga kompanitë Microsoft dhe Google. Kompania Microsoft ofron shërbimin Outlook (i njohur më parë si Hotmail), kurse kompania Google ofron Gmail.Me këto shërbime, ju mund të dërgoni tekst, foto, audio dhe dokumente të ndryshme, të përdorni kontaktet, kalendarin, si dhe të shfrytëzoni hapësirë për të ruajtur dokumentet tuaja. komunikon me pajisje teknologjike për shkëmbimin e informatave.Nëse para shumë vitesh një letër e shkruar për një person të afërm duhej dërguar fizikisht në zyrën postare dhe pastaj prisnim derisa postieri ta dërgonte në destinacionin e duhur, sot komunikimi është shumë i shpejtë. Diskutoni me mësuesen/in në klasë se cilat janë format që përdorin më shpesh të rriturit për të komunikuar në jetën e përditshme.AktivitetTIK, email, komunikim elektronik.FJALË KYÇE:Fig. 1 Komunikimi përmes pajisjeve teknologjike

