Page 93 - Demo
P. 93


                                    91TEMA 7 TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMITDo të shohim hap pas hapi se si krijohet llogaria në Outlook dhe si dërgohet një e-mail.• Hapim një faqe interneti dhe shkruajmë adresën www.outlook.com.• Pasi hapet kjo faqe, shtypim butonin CreateFree Account (Krijo llogari), për t’u regjistruar. • Shkruani emrin dhe mbiemrin, pa hapësira të zbrazëta mes shkronjave.• Prapashtesa @outlook.com është adresa e Microsoft-it.• Shtypni Next (Më pas) dhe vazhdoni t’i plotësoni shënimet hap pas hapi.• Emrin dhe mbiemrin e plotë.• Shtetin ku jetoni dhe ditëlindjen.• Të dhëna të tjera që ju kërkohen.Pasi i japim këto të dhëna, Outlook na dërgon në faqen e shërbimit që duket kështu:Për të dërguar e-mail te një person që ka një adresë e-mail-i, në anën e majtë shtypim New Message.Në faqen që na hapet shkruajmë:• adresën e pranuesit,• subjektin,• tekstin që dëshirojmë t’i shkruajmë, ku mund të bashkëngjisim edhe foto, muzikë, si dhe ndonjë dokument tjetër. Dokumentet që i bashkëngjitim, quhen attachments (shtojca). Nëse dëshirojmë të bashkëngjisim ndonjë dokument, atëherë shtypim Attach (shto).Pasi kemi plotësuar të dhënat, klikojmë Send (dërgo). Inbox quhet kutia postare, vendi ku na mbërrijnë e-mail-et. Te linku Sent Items (të dërguarat) mund të shohim dhe verifikojmë çka dhe kujt i kemi dërguar e-mail.Për të kontrolluar dërgesën, shkojmë te Sent Items dhe shikojmë a është nisur e-mail-i në adresën që dërguam.Tani keni hapur me sukses një adresë e-mail-i dhe keni dërguar e-mail te një pranues. 1. Provoni të hapni një e-mail në Gmail dhe shikoni opsionet që ju ofron.PROVONI VETENMos dërgoni e-mail-e ofenduese apo kërcënuese.Raportoni e-mail-et e rrezikshme.Kini kujdes nga e-mail-et e rrejshme që vijnë në kutinë Inbox apo Spam (mirë është të mos i hapni ato, sidomos të mos klikoni në linqet që kanë në brendësi).Fig. 2Fig. 3Fig. 4Krijimi i llogarisë së re Kutia Postare e e-mail-itHapësira e punës në outlook.
                                
   87   88   89   90   91   92   93   94   95   96   97