Page 94 - Demo
P. 94
92Nxënësi/ja:7.4 Rrjetet kompjuterikeRrjeti kompjuterikKur përdorim kompjuterin për të komunikuar me të tjerët, përdorim rrjetet kompjuterike. Rrjetet na shërbejnë për të lidhur kompjuterët mes vete për të shkëmbyer informata siç janë: tekstet, fotot, videot, dokumente të tjera. Një rrjet kompjuterik përbëhet nga dy ose më shumë kompjuterë të ndërlidhur mes tyre, me qëllim përdorimin e përbashkët të burimeve dhe shkëmbimin e informacionit. Burime mund të jenë të dhënat, programet kompjuterike, printerët dhe çdo informacion që mund të ketë një kompjuter. Rrjeti lokal (Local Area Network, LAN). Rrjeti që është krijuar për të funksionuar në një zonë të kufizuar gjeografike, quhet LAN ose Rrjet Lokal. Në këtë lloj rrjeti, disa kompjuterë dhe pajisje periferike të tyre, si printerët, skanerët etj., janë të lidhur në një hapësirë të vogël, për shembull rrjeti brenda një zyre, ndërtese, shkolle etj. Rrjeti LAN mbulon një rreze prej vetëm disa kilometrash. Në varësi të mënyrës së lidhjes së përbërësve, rrjetet LAN mund të ndahen në rrjetet kabllore (Ethernet LAN) dhe jokabllore (WLAN)Rrjeti lokal pa tela (Local Wireless Area Network, WLAN)Rrjeti lokal pa tela WLAN është tipi i rrjetit LAN, në të cilin kompjuterët ose pajisjet e tjera lidhen me njëratjetrën nëpërmjet valëve, pa tela. WLAN-et u mundësojnë individëve të punojnë dhe të lëvizin nëpër zonën e mbulimit të rrjetit, p.sh. një shkollë, shtëpi, kampus ose godinë zyrash.Disa pajisje që mbështeten në komunikimet wireless (pa tel) janë: telefonat celularë, telefonat pa tel, pajisjet GPS për lokalizim, kompjuterët, laptopët, tabletat, ora e zgjuar (smartwatch). Një rrjet WiFi është një lloj WLAN-i. Në figurën 1 është paraqitur skema e një rrjeti lokal ku disa pajisje janë lidhur me kabllo dhe disa nëpërmjet valëve. paraqet grafikisht lidhjen LAN dhe WLAN, duke treguar aplikimin dhe rëndësinë e tyre.Përpiquni të kuptoni më shumë mbi rrjetin në laboratorin e informatikës. Si është i organizuar ai? Sa kompjuterë lidh? Çfarë pajisjesh të tjera ka laboratori? Diskutoni me mësuesin/en.Aktivitetklient laptop laptoptabletruter Wi-Fi ruter çelës hub-iinternetfirewall serverprinterklientFig. 1 Skema e një rrjeti lokalrrjet, LAN, WLAN, ruter, hub, internet.FJALË KYÇE:

