Page 95 - Demo
P. 95
93TEMA 7 TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMITFig. 2Fig. 3Fig. 5Fig. 4ServeriWorkstationShpërndarësiKarta e rrjetitFig. 6Fig. 7Fig. 8Ruter pa telaKanalet e transmetimitStruktura e internetit1. Qarkoni alternativën e saktë: Rrjetet Wi-Fi (pa tela) mundësojnë që t’i lidhim me internet:a) vetëm telefonat; b) vetëm tabletat; c) laptopët; d) të gjitha së bashku.PROVONI VETENElementet bazë të një rrjeti kompjuterikServeri (fig. 2) është kompjuteri që administron burimet e rrjetit, programet dhe dosjet. P.sh. nëse dërgojmë një e-mail drejt një kompjuteri tjetër, informata dërgohet së pari në server dhe ai e dërgon atë tek adresa e dëshiruar – te kompjuteri tjetër.Workstation-i (fig. 3) është një kompjuter i krijuar për përdorim individual në rrjet. Ai është një kompjuter personal që është i lidhur me kompjuterët e tjerë, si dhe me serverin. Karta ndërfaqëse e rrjetit (NIC) (fig. 4) është një pjesë hardueri e vendosur në njësinë qendrore të kompjuterit. Ajo shërben për lidhjen në rrjet të kompjuterëve, duke i lidhur ata fizikisht nëpërmjet kabllove specifike. Por, nëse karta është wireless, nuk ka nevojë për kabllo, sepse lidhja bëhet nëpërmjet valëve. Shpërndarësi (ang. hub ose switch) (fig. 5) lidh pajisje të shumta që mund të jenë kompjuterë, printerë, skanerë. Hub-i përbëhet nga porta të shumta. Këto porta lidhen me kartat NIC nëpërmjet kabllove të veçanta (fig. 7). NIC-u transferon të dhënat nga një kompjuter te hub-i, i cili më pas i transferon këto të dhëna te një kompjuter tjetër që është i lidhur në rrjet. Pajisja ruter pa tela (wireless router) (fig. 6) shërben për lidhjen e pajisjeve pa tela dhe komunikimin e tyre. Ruteri shpërndan internet për secilën pajisje dhe i lidh këto pajisje mes vete për komunikim. Kanalet e transmetimit (fig. 7) mundësojnë që çdo kompjuter të jetë i ndërlidhur në një rrjet. Kompjuterët shkëmbejnë informacion nëpërmjet këtyre kanaleve. Këto kanale mund të jenë kabllore ose jokabllore. Kompjuterët në rrjet mund të lidhen nëpërmjet kabllove, linjave telefonike, valëve radio etj. Çfarë është interneti?Internet është shkurtesa për International Network, që në shqip do të thotë Rrjet Ndërkombëtar dhe që lidh me miliona pajisje mes vete për të komunikuar përmes rrjeteve kompjuterike. Në figurën 8, çdo pikë paraqet një kompjuter dhe vijat paraqesin lidhjen mes tyre apo mes rrjeteve kompjuterike.Wi-Fi është një teknologji me valë (pa tela) që përdoret për të lidhur me internetin pajisje si kompjuterët, tabletat, telefonat inteligjentë dhe pajisje të tjera. Në rrjetet Wi-Fi, pajisjet lidhen përmes valëve. Me këto rrjete zakonisht lidhen pajisjet lëvizëse (mobile).Në ditët e sotme, përveç kompjuterëve, telefonave, laptopëve, në rrjet mund të lidhen edhe shumë pajisje të tjera të zgjuara si Smart TV, rrobalarëse, pajisje ngrohëse/ftohëse, të cilat mandej mund të komandohen nga largësia përmes telefonit. Rrjetet na mundësojnë që, nga largësia, ta kyçim apo shkyçim pajisjen ftohëse në shtëpi, apo edhe të shohim pamjet nga kamerat e instaluara.

