Page 96 - Demo
P. 96
94Nxënësi/ja:7.5 Krijimi i skedarëve dhe dosjeveDokumenti (file)Një dokument i kompjuterit është përndryshe një skedar (file) i krijuar nga ndonjë program kompjuterik. Një skedar, në botën e kompjuterit, është një përmbledhje të dhënash ose informacioni. Ekzistojnë shumë lloje të ndryshme skedarësh: skedarë të dhënash, skedarë teksti, skedarë programesh, skedarë muzike dhe kështu me radhë (fig. 1). Llojet e ndryshme të skedarëve ruajnë lloje të ndryshme informacioni, si tekst, zë, video, fotografi dhe lloje të tjera shënimesh. krijon skedarë dhe dosje për arkivimin dhe krijimin e dokumenteve të reja.Mendoni profesionin e arkivistes. Cila është detyra e saj? Sa kohë i duhet asaj për të arkivuar dokumentet në dosje dhe pastaj dosjet në raft? Diskutoni me mësuesen se si mund të rregullohen këto dokumente me anë të kompjuterit.AktivitetDosjet (folders)Dosjet përdoren për arkivimin dhe ruajtjen e skedarëve në kompjuter. Në dosje mund të ruajmë të gjitha llojet e dokumenteve, pa marrë parasysh llojin apo madhësinë e tyre (fig. 2). Disa skedarë që mund të kenë lidhje me njëri-tjetrin, mund të grupohen në një dosje të përbashkët. Në mënyrë të ngjashme, edhe dosjet emërtohen ashtu si skedarët. Një dosje mund të përmbajë skedarë, por edhe dosje të tjera. Dosjet që mbajnë shumë dosje të tjera brenda, njihen dhe si direktori. Krijimi i një dokumenti të ri Dokument-tekst Dokument-foto Dokument-audioMënyra më e lehtë për krijimin e një dokumenti të thjeshtë është sipas këtyre hapave:1. Klikoni me tastin e djathtë të mausit në një hapësirë të lirë në ekran (fig. 3).2. Shtypni opsionin New (i ri) që ofron lista, pastaj, për të krijuar një dokument për përpunimin e tekstit, zgjidhni opsionin Microsoft Office Word Document. 3. Në ekran do t’ju krijohet kjo ikonë me emërtimin New Microsoft Word Document.21dokument, dosje.FJALË KYÇE:Lloje të ndryshme skedarësh Hapat për krijimin e një dokumenti të riDosjaFig. 1Fig. 3Fig. 2

