Page 98 - Demo
P. 98


                                    96Nxënësi/ja:7.6 Llogaritja matematikore me kompjuterNë këtë mësim, ju do të njiheni dhe do të mësoni si të përdorni disa nga programet që ka sistemi i kompjuterit. Këto programe shërbejnë për të kryer llogaritje matematikore, për krijimin e vizatimeve apo të videove.Llogaritja nëpërmjet kompjuteritProgrami Windows përfshin dhe disa programe aplikative që shërbejnë për detyra të ndryshme, si: llogaritjet aritmetikore, vizatimin, luajtjen e muzikës, lojërave etj. Në sistemin Windows 11, 10, 7 dhe në versionet më të hershme të tij, këto programe janë të grupuara në një dosje me emrin Aksesorët (ang. Accessories). Disa nga këto programe aplikative janë: Calculator, Paint, WordPad, Notepad etj. Le të shikojmë fillimisht programin Calculator për llogaritje aritmetikore dhe matematikore. Programin Calculator mund ta gjeni duke klikuar: Start (→ All Programs → Accessories) → Calculator.Nëse në kompjuter keni sistemin operativ Windows 10, ndiqni këto dy mënyra:Mënyra 1: Klikoni butonin Start. Në listën e aplikacioneve (All Apps) që shfaqen sipas rendit alfabetik, shkoni te shkronja “C” dhe zgjidhni programin Calculator.Mënyra 2: Në kutinë e kërkimit shkruani “calc” dhe në rezultatet e kërkimit që shfaqen, mund të hapni programin Calculator.  përdor programin Calculator. Kryen procedurën për llogaritje përmes kompjuterit, iPad-it.A keni përdorur ndonjëherë makinë llogaritëse për të kryer veprime matematikore? Kujtoni veprimet që keni kryer dhe tregoni cilat janë funksionet kryesore të saj.AktivitetMënyra 1 Mënyra 2Fig. 1 Mënyrat e hapjes së programit CalculatorkalkulatorFJALË KYÇE:
                                
   92   93   94   95   96   97   98   99   100   101   102