Page 99 - Demo
P. 99
97TEMA 7 TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMITDritarja e punës e programit Calculatorngjan me makinën llogaritëse të zakonshme që mbahet në xhep dhe që e përdorim për kryerjen e veprimeve. Ajo ka butonat e numrave, butonat e kujtesës (memories) dhe butonat e veprimeve matematikore standarde. Klikoni butonin e menusë (tri vija apo tri pika) për të ndërruar modalitetet që ka programi. Programi ofron katër modalitete: 1. Standard për aritmetikën.2. Shkencor (Scientific) për llogaritjet e avancuara.3. Grafiku (Graphing) për paraqitjen e zgjidhjeve të ekuacioneve me grafikë.4. Programuesin (Programmer) për kodin binar.5. Llogaritjen e datës (Date calculation) për të punuar me datat. Paneli përmban dhe opsionin e konvertuesit (Converter) për konvertimet e monedhave, vëllimit, gjatësisë, peshës dhe masës, temperaturës etj. Në (fig. 3) e paraqitur në të djathtë, jepet përdorimi i kalkulatorit për kthimin e kohës nga orë në sekonda.1. Në laboratorin e teknologjisë, me ndihmën e mësuesit, hapni programin Calculator dhe provoni të kryeni veprime të ndryshme matematikore. Mbani shënim hapat që ndoqët për të kryer veprimin matematikor. b) Çfarë duhet të bëni nëse shkruani një numër gabim? c) Cila është komanda që përdorni për të fshirë rezultatin dhe për të filluar një të ri? d) Shkruani hapat se si mund ta kopjoni rezultatin e dalë në makinën llogaritëse dhe ta ngjitni në një dokument Word.e) Cilat janë disa nga avantazhet e programit Calculator? Argumentoni përgjigjen tuaj.PROVONI VETENMund të përdorni aplikacionin Calculator në të njëjtën mënyrë që mësuat më sipër përmes tabletës. Në ekranin kryesor të tabletës ndodhen ikonat e të gjithë aplikacioneve që ka ai. Mjafton të kërkoni ikonën e aplikacionit të Calculator-it dhe ta hapni atë.AktivitetFig. 2 Modaliteti \Paneli i KonvertimitFig. 3

