Page 100 - Demo
P. 100


                                    98Të njohim kompozitorët tanëNikolla Zoraqi u lind më 1929, në Tiranë. Ai ka kompozuar disa vepramuzikore dhe ka dhënë kontribut të veçantë në zhvillimin e muzikës së reshqiptare. Ky kompozitor njihet si autor i mjaft pjesëve dramatike për solistë,kor e orkestër, shumë baladave, operetave për fëmijë, bashkë me 6 uvertura,6 koncerte për violinë dhe orkestër, 4 baleteve, 30 operave etj. Ka kompozuar në të gjitha gjinitë muzikore, që nga kënga tek opera, nga miniatura instrumentale te koncerti, baleti e simfonia.Zeqirja Ballata u lind më 23 prill 1943, në Gjakovë. Ai është kompozitor dhe akademik me një veprimtari të gjerë dhe të shumëllojshme muzikore. Kompozimet e tij kanë elemente të muzikës popullore shqiptare mjaft të përpunuara dhe të larmishme. Disa nga veprat e tij më të rëndësishme janë “Epitafi N” për recitues dhe për ansambël, “Bilbili” për bllokflaut e për piano, “Jehona nga Bjeshkët e Nemuna” për piano, “Suitë për flaut dhe harpë”, “Sonatina për violonçel dhe piano”, “Një si baladë” për kitarë, “Kënga shkodrane” për fizarmonikë dhe për piano, “Kapriço simfonike”, “Simfonia 83”, “Suita për orkestër harqesh” etj. Ai ka shkruar mjaft libra për edukimin muzikor.Dëgjo një fragment nga “Uvertura festive”Akil Koci u lind më 1936. Ai është kompozitor i shquar kosovar, i njohur për kompozimet e tij në të gjitha gjinitë. Është fitues i shumë çmimeve kombëtare e ndërkombëtare dhe është shpallur “Qytetar nderi” i Prishtinës në vitin 1974. Në vitin 1976 kompozoi muzikën për baletin e parë shqiptar në Kosovë “Sokoli e Mirusha”. Akil Koci njihet si krijuesi i parë shqiptar në muzikën që kapërcen rregullat tradicionale dhe është autori i veprave korale: “Lirisë” (1959), “Vajzës (1960), “Nënës sime” (1960), “Nimfa” (1971), “Trimja gjakovare” (1974). Kënga “Zambaku i Prizrenit” është një nga kompozimet e tij më të njohura.Dëgjo këngën popullore “Zambaku i Prizrenit” të kompozuar nga Akil Koci.Dëgjo një fragment nga “Sonatina për violonçel dhe piano” të Zeqirja Ballatës.Mësimi 37
                                
   94   95   96   97   98   99   100   101   102   103   104