Page 13 - Demo
P. 13
11A e dini se...“Himni i Republikës së Kosovës”Himni i Republikës së Kosovës u kompozua nga muzikanti kosovar Mendi Mengjiqi dhe u përzgjodh si simbol kombëtar më 11 qershor 2008. Himni luhet nga orkestra simfonike e Prishtinës vetëm si melodi, nuk ka tekst.Kompozitori Mendi Mengjiqi lindi më 1958 në Lupç të Epërm të Podujevës.Veprat e tij muzikore luhen në vende të ndryshme të botës. Ai ka kompozuar për orkestër harqesh, orkestër simfonike, oratorinë “Homazh për Nënë Terezën”, këngë për fëmijë dhe të rritur, muzikë filmash etj.Flamuri i Republikës së Kosovës u ideua dhe u punua nga piktori kosovar Muhamer Ibrahimi. Ngjyra e flamurit është e kaltër dhe nxjerr në pah gjashtë yjet e bardha, të cilat përfaqësojnë gjashtë komunitetet më të mëdha të Kosovës dhe hartën me ngjyrë të verdhë të vendit. Flamuri u zgjodh si simbol i Republikës bashkë me Shpalljen e Pavarësisë, më 17 shkurt 2008 në Kuvendin e Kosovës.Himni i Republikës së Kosovës është Melodia e tij më pëlqen, sepse:Çmo tekstin dhe melodinë e këngësKËNGËSimbolet kombëtare të një vendi janë: Himni kombëtar, flamuri dhe gjuha.Himni kombëtar:• këndohet dhe interpretohet në ceremoni zyrtare, solemne dhe në çdo takim ku përfaqësohet një vend;• këndohet gjithmonë duke u ngritur më këmbë në shenjë respekti, me trupin drejt.Mëso

