Page 21 - Demo
P. 21
19KRIJUES DHE INTERPRETUESBashkim Paçuku lindi në Dibrën e Maqedonisë së Veriut. Ai është diplomuar në Fakultetin e Artit Muzikor në Universitetin e Shkupit. Punën e tij e vazhdoi në teatrin La Scala të Milanos dhe në Teatrin e Operës e të Baletit në Tiranë. Ai udhëhoqi Korin Profesional të Radiotelevizionit të Prishtinës në Kosovë si ndihmësdirigjent, mësues i teknikës vokale dhe solist. Në veprën e parë kosovare, “Goca e Kaçanikut”, pati rolin e parë si tenor. Paçuku ka bashkëpunuar me artistë, instrumentistë dhe orkestra të mirënjohura, si: Filarmonia e Zagrebit, Orkestrat Simfonike të Radiotelevizionit të Prishtinës (sot Filarmonia e Kosovës) dhe Orkestra Simfonike e Tiranës.Ramë Lahaj lindi në vitin 1983 në Istog të Kosovës, në një familje muzikantësh. Në moshën 21-vjeçare nisi të merrej me muzikë. Një vit më vonë filloi studimet në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë, ku u diplomua si nxënësi më i shquar në vitin 2008. Ai ka mjaft debutime si solist në operën “Luçia e Lamermurit”, në Operën Kombëtare të Parisit, në rolin e Alfredos në operën Travita, si dhe me të madhin Plaçido Domingo e me Marina Rebekën në operën “Elisir d’amor”. Inva Mula lindi në Tiranë në vitin 1963, në një familje artistësh. Pas studimeve në Institutin e Lartë të Arteve, ajo spikati menjëherë në skenën shqiptare dhe botërore, ku këndoi në mjaft role në operat: “Berberi i Seviljes” të Rosinit, “Traviata” të Verdit e “Bohema” të Puçinit. Ajo ka fituar çmimin “Butterfly” në Japoni. Inva Mula vazhdon të këndojë me sukses në skenat e mëdha ndërkombëtare.Krijo në portofolin tënd skeda me repertorin e 5 sopranove dhe tenorëve të njohur.Çmo njohuritë muzikoreDëgjo këngën “Barinjtë e Korabit”, kënduar nga Bashkim PaçukuDëgjo arien e Violetës nga opera “Traviata”, kënduar nga Inva MulaDëgjo arien e Alfredit nga opera “Traviata”, kënduar nga Ramë Lahaj

