Page 24 - Demo
P. 24
22Termat muzikorë adaxhio - andante - moderato - alegro ndihmojnë t’i këndoni këngët saktë dhe në shpejtësitë e duhur: ngadalë - mesatare - shpejt.Megjithatë, ka edhe mjaft terma të tjerë muzikorë, që tregojnë shkallën e rritjes ose të uljes së shpejtësisë në muzikë. Terma të tillë quhen dinamikë. Zakonisht ata shkruhen në krye të partiturës së pjesës muzikore.Në tabelën e mëposhtme paraqiten termat dinamikë bashkë me shkallëzimin e shpejtësisë nga shumë ngadalë në shumë shpejt:Grupimi Shkruhet Lexohet KuptohetNgadalë• grave• largo• larghetto• lento• adagio• andante• grave• largo• largeto• lento• adaxhio• andante • shumë-shumë ngadalë• shumë ngadalë• më shpejt se largo• e ngadalshme• ngadalë• më shpejt se adaxhioMesatare• andantino• moderato• sostenuto• allegretto• andantino• moderato• sostenuto• alegreto• më shpejt se andante• mesatare• pak më shpejt se moderato• më shpejt se sostenutoShpejt• allegro• vivace• vivo• presto• prestissimo• alegro• vivaçe• vivo• presto• prestisimo• më shpejt se alegreto• mjaft shpejt• më shpejt se vivaçe• shpejt• shumë shpejtMësoFragmenti 1 Fragmenti 2 Fragmenti 3Dëgjo fragmentet muzikore dhe përcakto shpejtësinë me të cilën luhen: ngadalë, mesatare, shpejt.Dëgjo dhe diskutoTermat dinamikëKarakteri i një pjese muzikore ndryshon në varësi të mënyrës dhe të shpejtësisë së ekzekutimit të tingujve. Kështu, ekzekutimi i notave në mënyrë të ngadaltë dhe të butë na jep ndjesi qetësuese e gjendje melankolie. Muzika e ekzekutuar shpejt dhe me nota të forta shkakton ndjesi gëzimi, feste dhe gjallërie. Mësimi 7

