Page 32 - Demo
P. 32
30Muzika popullore shqiptare është pjesë e trashëgimisë kulturore e shpirtërore të popullit tonë. Kënga popullore këndohet me një, dy, tri apo katër zëra, që mund të jenë burra, gra ose grupe të përziera. Për nga mënyra e të kënduarit, ajo ndahet në këngë homofonike dhe polifonike.Kënga homofonike këndohet me një zë, kryesisht në zonën veriore, ndërsa kënga polifonike këndohet me shumë zëra, kryesisht në zonën jugore të vendit. Kënga homofonike këndohet me shoqërim instrumental me çifteli, sharki, lahutë, mandolinë etj. Iso-polifonia shqiptare u përfshi në listën e trashëgimisë kulturore nga UNESCO më 25 nëntor 2005.Në këndimin e polifonik zërat ndahen në: • zë i parë – marrësi i isos• zë i dytë – kthyesi i isos• zë i tretë – hedhësi i isos• zë i katërt – mbajtësi i isosShënim: Kënga “Janinës ç’i panë sytë” e kënduar nga grupi polifonik i Lapardhasë (Vlorë), këndohet me katër zëra.Kënga polifonike e Kurveleshit “tregon” aspekte të ndryshme të jetës e veçori të karakterit e të botëkuptimit të malësorit jugor. Tekstet e këngëve pasqyrojnë bukurinë e natyrës së Labërisë, mjedise blegtorale tipike, gëzimin e jetës, botën shpirtërore të malësorit etj. Këngët më të njohura të kësaj krahine janë: “Lule djemtë e nënave”, “Kurvelesh zemëra ime”, “Ç’u grisi dyfeku kranë”, “Bilbilenjtë trembëdhjetë” etj. Ato këndohen në stilin tradicional të zonës në festa e gëzime familjare e kombëtare. MësoGrupi polifonik i LapardhasëDëgjo një fragment nga kënga “Janinës ç’i panë sytë”.Nxirr në pah disa karakteristika të saj.Dëgjo dhe diskutoMuzika popullore, polifonike dhe homofonikeModeratoMësimi 11

