Page 33 - Demo
P. 33
31ZHANRET MUZIKORE Njohuritë muzikore që mësova sot, më shërbejnë për:1.2.Çmo njohuritë muzikore1 Rretho përgjigjen e saktë.Kënga polifonike këndohet me: Kënga polifonike këndohet në:a një zë; a Shqipërinë e Veriut;b dy zëra; b Shqipërinë e Mesme;c shumë zëra; c Shqipërinë e Jugut;Kënga polifonike e Gjirokastrës dallon për një mënyrë të veçantë të të kënduarit. Përveç marrësit dhe kthyesit, ajo ka dhe hedhësin ose mbushësin, pra solistin e tretë të saj.Kënga polifonike e Himarës dallon prej dy elementesh kryesore: - isoja, ku marrësi i këngës këndon gjysmë vargu, por humbet rolin parësor, sepse e merr isoja;- hedhësi (zëri i tretë), i cili e veçon atë.Kënga polifonike e Pilurit interpretohet si nga gratë, ashtu edhe nga burrat (si dhe nga grupe të përziera). Melodinë e parë zakonisht e këndon një grua, melodinë e dytë një burrë, ndërsa melodinë e tretë mund ta këndojë një grua ose një burrë, sipas rastit. Ky lloj interpretimi bën që stili muzikor piluriot të dallojë nga krahinat e tjera jugore. Disa nga këngët në këtë stil janë: “Tundu, bejk’ e bardhë, tundu”, “Shqipëri flakë dyfeku”, “ Zoga kaçake në mal”.Kënga polifonike e Bënçës interpretohet në grupe të përziera, gra e burra së bashku. Në dallim nga stilet e tjera polifonike të të kënduarit, melodinë e parë të saj e këndojnë dy veta, një grua dhe një burrë, të cilët i gërshetojnë mes tyre frazat muzikore. Melodia e dytë dhe e tretë këndohet nga një njeri i vetëm, zakonisht burrë. Disa nga këngët të kënduara në këtë stil janë: “Bij çobanësh neve jemi”, “Heroit të popullit Abaz Shehu”, “Brez pas brezi trimërinë” etj.Grupi polifonik i të rinjveProvo aftësitë muzikore

