Page 44 - Demo
P. 44


                                    42MësoFormat e tjera që do të na ndihmojnë të kuptojmë vepra me përmasa më të mëdha tëmuzikës instrumentale janë: fuga, rondoja, tema me variacion, sonata.Fuga është formë muzikore polifonike, e interpretuar nga dy ose më shumë zëra. Kjo formë, e bazuar në imitim, krijon idenë e shumë melodive. Elementet muzikore që përbëjnë fugën janë:Tema kryesore: është bazë për të gjithë ndërtimin e veprës, e cila prezantohet nga zëri i parë.Kontratema: një temë e re, e cila ndryshon nga tema kryesore si në vijën melodike, ashtu edhe në ritëm. Ajo ndjek menjëherë temën kryesore, të ekzekutuar nga zëri i dytë, ose siç quhet ndryshe “zëri i kundërt”.Përgjigjja: është imitimi i temës së parë nga një zë i dytë, në një tonalitet tjetër.Episodet: bazohen mbi fragmente të temës së parë dhe të kontratemës dhe zhvillohen lirisht, sipas idesë së kompozitorit. Kompozitori që zbuloi dhe e zhvilloi fugën ishte Johan Sebastian Bah. Ai ka kompozuar mjaft fuga për organo dhe klaviçembal.Çfarë të kujtojnë skemat e tri formave muzikore më poshtë? Plotësoji ato.Kujto dhe diskutoFormat e thjeshta muzikore (fuga, sonata)AA BA B A FORMA .........................FORMA .........................FORMA .........................tretj.tr tr J.S. BachSonata është një nga format më të përdorura muzikore, e cila përbën bazën e zhvillimit tëveprave koncertore dhe simfonike. Ajo bazohet në dy tema kryesore, të cilat ndryshojnënga njëra-tjetra. Sonata përdoret:- për t’i dhënë emrin një pjese muzikore që përbëhet nga tri ose katër kohë;- për të treguar formën e një pjese (kohe) të veprës muzikore, zakonisht kohës së parë ose kohës së fundit. Sonata luhet edhe si vepër më vete.Mësimi 15
                                
   38   39   40   41   42   43   44   45   46   47   48