Page 45 - Demo
P. 45
43FORMAT MUZIKOREKoha e parë ndahet në tri pjesë (ABA) dhe mbështetet mbi dy tema me karakter të kundërt.Koha e parë: AllegroA - ekspozicioni ose paraqitja e temës së parë, ku përcaktohen tema dhe tonaliteti i veprës. Ajo ndiqet nga tema e dytë, e cila zhvillohet në tonalitetin tjetër;B - zhvillimi (përpunimi i mëtejshëm i dy temave, të cilat janë në tonalitetin kryesor);A - rikthimi ose përsëritja e dy temave, të dyja në tonalitetin kryesor.Koha e dytë: ekzekutohet në andante ose adaxhio dhe është formë trepjesëshe. Për shembull: temë me variacion. Në përgjithësi, kjo kohë ka karakter intim dhe të këndshëm;Koha e tretë: mund të jetë në formën e minuetit;Koha e katërt: alegro ose presto, me karakter të gëzuar festiv, mund të jetë në formën erondosë. Nga skema kuptohet që vetëm koha e parë përcakton formën e sonatës. Forma esonatës përdoret shumë në muzikën instrumentale, nga formacione të vogla ose të mëdha.Kompozitorë të huaj që kanë shkruar sonata janë: Hajdeni, Skarlati, Bethoveni, Moxarti, Brahmsi etj. Ndër kompozitorët shqiptarë përmenden: L. Dizdari, T. Harapi, Ç. Zadeja, N. Zoraqi. Koha I Koha II Koha IIIALLEGROFORMA E SONATËSA B Aekspozicioni zhvillimi reprizaADAXHIOMINUETKoha IVANDANTEoseALLEGROSKERCOose osePRESTOLec Kurti (1884-1948) mund të cilësohet si kompozitor i madh klasikoromantik. Është quajtur klasik prej formës muzikore, ndërsa disi romantik për shkak të gjuhës harmonike të përdorur dhe shmangies nga rregullsia e parimeve formale klasike. Nga partiturat e vitit 1915 vjen për herë të parë në krijimtarinë e tij forma e sonatës (“Sonata për piano në Do-”), ku duket ndikimi i Bethovenit.Lec Kurti ka kompozuar vepra muzikore të llojeve të ndryshme, si: “Scherzo” në Mi Maxhor dhe “Scherzo” në La Minor, “Preludi” në La Minor, vepra për kanto etj. Dëgjo dy vepra muzikore të formës së sonatës nga dy kompozitorë shqiptarë ose botërorë. Dallo karakteristikat e këtij zhanri.Çmo njohuritë muzikoreA e di se...

