Page 48 - Demo
P. 48


                                    46- I -Gjuha jonë sa e mir’,sa e ëmbël, sa e dlir’,mbetën thell’ o tek ajonjë bilbil dhe një shqiponj’.Zëri ëmbël dhe i fort’si kushtrim, o nëpër bot’.- Refreni -Tha një popull historinëdhe gjuhës i këndoi,gjuh’ e arbrit, gjuha jonëbarot e trëndelin’.Ti mban sot o në çdo shkronjë dëshirën për liri,gjuh’ e arbrit, gjuha jonëbarot e trëndelin’.- II -Gjuha jonë sa e mir’,sa e ëmbël, sa e dlir’,thell’ në zemër të çdo trimimbeti gjuha si kushtrim.Brez pas brezi ti kalon,si lirinë ty të mbrojm’.Limoz Dizdari lindi në Delvinë, në 7 shkurt 1942. Që i vogël ishte i dhënë pas muzikës polifonike dhe interpretuesve të mrekullueshëm të kësaj krahine. Instrumenti i tij i parë ishte fizarmonika. Mësimet e para i mori në Gjirokastër për piano dhe i vazhdoi më pas në Liceun Artistik dhe Institutin e Lartë të Arteve. Ai është një kompozitor me karakter të theksuar lirik dhe ka shkruar mjaft vepra muzikore, si: “Koncert për piano dhe orkestër”, “Sonatë për piano”, romanca, sonata të frymëzuara nga poetë të njohur, si dhe muzikë filmash. Disa nga veprat e tij janë luajtur në vende të ndryshme të botës. “Gjuha jonë, barot e trëndelinë”Përshkruaj emocionet që të përcjell kënga. Nxirr nga teksti fjalë që tregojnë vlerën ose bukurinë e gjuhës shqipe dhe diskuto rreth tyre.Dëgjo dhe diskutoA e dini se...Mësimi 17
                                
   42   43   44   45   46   47   48   49   50   51   52