Page 5 - Demo
P. 5


                                    3Ky tekst mësimor është organizuar në katër tërësi tematike:KRIJIMTARIA DHE PERFORMANCA ARTISTIKE• Këngë • Bllokflaut• Krijim muzikor• Krijim nëpërmjet ritmeve të mësuaraGJUHA DHE KOMUNIKIMI ARTISTIK • Elementet muzikore• Shkrimi dhe leximi muzikor• Shkallët muzikoreMUZIKA DHE SHOQËRIA• Zhanret muzikore• Gjinitë muzikore• Instrumentet dhe formacionet muzikore• Krijues dhe interpretuesÇMUARJA DHE VLERËSIMI ESTETIKO-ARTISTIK • Ngjarje muzikore• Vepra muzikorePërvoja personale dhe njohuritë e marra ndihmojnë në zhvillimin e aftësive muzikore nëpërmjet veprimtarive të mëposhtme:ndërtim dhe këndim i shkallëve muzikore (maxhore dhe minore) me shenjat diezis  # dhe bemol në armaturë; krijim i ushtrimeve ritmike dhe melodike në ritmet e mësuara;krijim i melodive të shkurtra (12-16 masa muzikore) në ritmet e mësuara;shprehje e emocioneve rreth formave të ndryshme muzikore vokale, instrumentaledhe skenike: këngë, kantatë, oratorio, opera, operetë, opera, balet, mjuzikëll, simfoni, etj.;interpretim i këngëve të muzikës së lehtë, popullore e moderne  (shqiptare dhe të huaj);vlerësim i muzikës botërore, i përfaqësuesve dhe veprave të tyre, duke argumentuar  qëndrimin personal dhe duke respektuar mendimin e të tjerëve.
                                
   1   2   3   4   5   6   7   8   9   10