Page 51 - Demo
P. 51


                                    49INSTRUMENTET DHE FORMACIONET MUZIKOREOrkestra Filarmonike e KosovësOrkestra Filarmonike e Kosovës (Filarmonia e Kosovës) u krijua në vitin 2000, në Prishtinë ku vazhdon veprimtarinë e saj artistike edhe sot. Koncerti i parë i Orkestrës së dhomës të Filarmonisë së Kosovës u dha në vitin 2000, me dirigjimin e Bahri Çelës.Në Kosovë, muzika simfonike fillon rreth viteve ’50 të shekullit XX, përmes aktivitetit të disa orkestrave të vogla dhe ansambleve të ndryshme në Prishtinë, Mitrovicë etj. Orkestra Filarmonike e Kosovës (Filarmonia e Kosovës) u krijua në vitin 2000, në Prishtinë, ku vazhdon veprimtarinë e saj artistike edhe sot. Koncerti i parë i Orkestrës së dhomës të Filarmonisë së Kosovës u dha në vitin 2000, me dirigjimin e Bahri Çelës.Në Shqipëri, orkestra e parë profesioniste me formacion simfonik u krijua në vitin 1952. Më 1962 u formua Orkestra Simfonike e Radio-Televizionit Shqiptar. Gjej informacion për historikun e krijimit të orkestrës së parë në Kosovë. Diskuto në klasë me shokët/shoqet.Çmo njohuritënga 16 violina të dyta; në qendër janë violat dhe djathtas violonçelat. Kontrabasët, instrumentet e frymës ndodhen në harkun qendror, një rresht më lart se harqet. Në rreshtin e fundit të orkestrës qëndrojnë instrumentet e perkusionit. Këto instrumente, për shkak të madhësisë, kërkojnë hapësirë të lirë gjatë luajtjes në skenë. Ato janë: timpani, grankasa, ksilofoni, këmborët me tuba etj.Orkestra simfonike bashkëkohore përbëhet nga 90 deri në 100 instrumente. E gjithë orkestra udhëhiqet nga një drejtues, i cili quhet dirigjent. Libri që mban përpara dirigjenti quhet partiturë.
                                
   45   46   47   48   49   50   51   52   53   54   55