Page 56 - Demo
P. 56
54Krijues, interpretues, vepraMartin Gjoka u lind më 20 prill 1890 në Tivar. Në vitin 1905 u zhvendos nga Mali i Zi në Shkodër për të vazhduar shkollën e mesme në Kolegjin françeskan. Atje mësoi instrumentin e pianos, luajti në violinë e flaut. Ka dhënë një ndihmesë të vlefshme në fushën e muzikës vokale dhe instrumentale. Këtu përfshihen një numër këngësh, pjesë korale (edhe pjesë me subjekt fetar, këngë për fëmijë, balada, romanca etj.). U bënë të njohura melodramat e tij “Juda Makabe”, Rapsodia shqiptare për orkestër frymore”, pjesët instrumentale “Tek Ura e Shalës” për flaut dhe piano, “Një vjollcë Shkodre” për ansambël orkestral, suita për orkestër simfonike “Dy lule mbi varr të Skënderbeut” etj. Ngriti dhe drejtoi orkestrën frymore “Illyricum”. Kristo Kono u lind më 17 korrik 1907 në qytetin e Korçës. Në moshën 13-vjeçare studioi për klarinetë dhe mori pjesë në bandën e qytetit, kurse në moshën 16-vjeçare u përfshi në bandën “Vatra”. Më 1927 u vendos në Itali, ku kreu studimet për klarinetë në konservatorin “Xhuzepe Verdi” të Milanos. Pas kthimit në atdhe mori pjesë si kompozitor në koncertin e mbajtur nga shoqëria kulturore “Skënderbeu”. Kompozoi këngë korale, romanca e këngë për shfaqjet e shoqërive artistike përparimtare. Më 1954, Kristo Kono kompozoi operetën “Agimi” me libret të Kolë Jakovës, vepra e parë muzikore skenike shqiptare, që i hapi rrugën zhvillimit të operës shqiptare.Dëgjo një fragment nga vepra muzikore suita për orkestër simfonike “Dy lule mbi varr të Skënderbeut”Dëgjo një fragment nga opera “Agimi” Mësimi 21

