Page 57 - Demo
P. 57


                                    55KRIJUES DHE INTERPRETUESBëj një ese të shkurtër për jetën dhe krijimtarinë e një kompozitori të dalluar kosovar.Çmo njohuritëRexho Mulliqi u lind më 1923 në Guci. Ai e kreu shkollën fillore në vendlindje, vazhdoi arsimimin në Medresenë e Shkupit dhe mbaroi studimet e larta në Akademinë e Muzikës në Beograd (1946). Në vitin 1953 u kthye në Kosovë, ku dha mësim (harmoninë dhe kontrapunktin) në Shkollën e Mesme të Muzikës në Prizren dhe më pas drejtoi veprimtarinë muzikore në Radio Prishtina. Ai është ndër krijuesit e traditës muzikore profesioniste në Kosovë, krijues i këngës korale dhe autor i simfonisë së parë shqiptare në Kosovë. Vinçenc Gjini u lind më 22 janar të vitit 1935 në Ferizaj. U diplomua për Teori dhe pedagogji muzikore në Akademinë e Muzikës në Beograd. Në Shkup studioi dhe u diplomua për kompozim. Punoi kryesisht si pedagog i muzikës dhe në Akademinë e Arteve. Pavarësisht nga fillimet disi të vona krijuese, ai krijoi një numër të madh veprash të formave të ndryshme të muzikës serioze, midis të cilave bëjnë pjesë: tri simfonitë, simfonieta, 10 kantatat (jo të mëdha), sonata për violinë e piano, variacionet për klarinetë e piano, cikli i vogël i këngëve solo etj. Dëgjo një fragment nga “Sonata për violinë dhe piano” Dëgjo një fragment nga “Simfonia e parë e Kosovës” të Rexho Mulliqit.
                                
   51   52   53   54   55   56   57   58   59   60   61