Page 64 - Demo
P. 64


                                    62Muzika profesioniste i pati fillesat me krijimet e kompozitorit Martin Gjoka. Përveç muzikës fetare, ai kompozoi disa vepra vokale dhe instrumentale, midis të cilave një simfoni, pjesë korale, pjesë për instrumente të ndryshme etj. Martin Gjoka formoi dhe drejtoi formacione të ndryshme instrumentale e vokale. Në gjysmën e dytë të shekullit XX filluan të krijoheshin veprat e para instrumentale rapsodi, fantazi, valle orkestrale etj., mbështetur në motivet popullore shqiptare.Muzika simfonike përfshin disa nga llojet më të rëndësishme të artit muzikor, jo vetëm sepse luhet me një numër të madh veglash (orkestër e plotë), por edhe sepse trajton tema shoqërore, mbështetur në ngjarje të njohura, fakte historike, romane, drama, vepra letrare etj. Ky lloj zhanri u zhvillua gjatë viteve ’50. Një nga veprat më të rëndësishme ishte poema simfonike “Vendi im” e kompozitorit Kostandin Trako, me temë atdhetare. Kompozitorët shqiptarë filluan ta lëvronin më tej muzikën simfonike, duke e përmirësuar e futur në to frymën kombëtare, si dhe motiveve të muzikës popullore. Gjithashtu ata e përsosën muzikën simfonike me një gjuhë harmonike e orkestrale.Veprat simfonike të Ç. Zadesë, R. Mulliqit, L. Antonit, N. Zoraqit, K. Larës, F. Ibrahimit, L. Dizdarit, K. Laros, Th. Gaqit, etj. karakterizohen nga format e qarta e mbështetja në muzikën popullore e në traditën e re të kohës. MësoDëgjo një fragment muzikor nga “Simfonia Nr. 2 kosovare”Dëgjo dhe diskutoOrkestra Filarmonike e KosovësFormat muzikore: simfoniaMësimi 22
                                
   58   59   60   61   62   63   64   65   66   67   68