Page 68 - Demo
P. 68


                                    66MësoDëgjo një fragment të luajtur nga orkestrina me çifteli e Ndue Shytit. Diskuto rreth interpretimit.Dëgjo dhe diskutoInstrumentet muzikore popullore janë të krijuara dhe të trashëguara brez pas brezi si pjesë e trashëgimisë sonë materiale e kulturore. Kohë më parë, interpretuesit i prodhonin vetë instrumentet me të cilat luanin. Ata e siguronin vetë lëndën e parë që u duhej (lëkurë e regjur, tel, dru). Instrumentet popullore (të kategorizuara në: idiofone, kordofone, membranofone, aerofone)ndahen në:grupime me instrumente të njëjta, të quajtura ndryshe homotimbrike;grupime me instrumente të ndryshme, të quajtura ndryshe heterotimbrike.Kosovë, Malësi e Madhe - fyell, çifteli, dajre, lahutë;Tropojë, Lezhë, Shkodër, Kurbin - sharki, fyell, dajre, çifteli etj.Në orkestrinat heterotimbrike bëjnë pjesë edhe orkestrinat e këngës popullore qytetare të njohura me emrin “aheng”. Ato i gjejmë në Shkodër, Lezhë, Krujë, Tiranë, Elbasan etj., dhe përbëhen nga instrumente muzikore, si: violina, kavalli, dajrja ose luga. Në krahinat e Shqipërisë së Jugut, orkestrinat heterotimbrike quhen “saze”. Ato përbëhen nga instrumente, si: gërneta (klarineta), violina, lahuta, gajdja, dajrja, fizarmonika, mandolina e kitara. Orkestër homotimbrikeOrkestër heterotimbrikeOrkestrinat popullore Mësimi 24
                                
   62   63   64   65   66   67   68   69   70   71   72