Page 70 - Demo
P. 70
68MësoDëgjo një fragment nga kantata: “Fjala e Skënderbeut” dhe “Kantata mbi fshatin”Dëgjo dhe diskutoKantata është formë muzikore vokalo-instrumentale, që interpretohet nga solistë, kore dhe orkestra. Kantata mund të jetë në disa kohë, të cilat përcaktohen nga përmbajtja dhe ideja muzikore që do të transmetohet. Karakteri i kantatës mund të jetë lirik, epik ose dramatik.Kantata është gjini më e madhe se kënga, e ndërtuar për duet, trio, kor, ansambël instrumental etj. Në këtë formë muzikore kanë krijuar shumë kompozitorë shqiptarë dhe kosovarë. Kantata “Atdheu im” nga Çesk Zadeja, “Malli për atdhe” nga Kristo Kono, “Fjala e Skënderbeut ” Esat Rizvanolli etj.. Ndër kompozitorët dhe veprat e huaja përmendim: “Kantata për fshatin” J. S. Bah, “Skena mbi Faustin” Hektor Berlioz etj. Oratorioja është formë muzikore vokalo-instrumentale ciklike, që interpretohet nga solistë, kore dhe orkestra. Në oratorio, vendin kryesor e zë vokali. Përmbajtja muzikore mund të ketë karakter mitologjik, legjendar, historik dhe fetar. Solistët, kori, recituesit dhe orkestra interpretojnë të ndarë ose së bashku. Kompozitorët që kanë shkruar në këtë formë muzikore janë: Kristo Kono oratorion “Borova”, Tasim Oshafi “Partizani”, Zeqrija Ballata “Bir i vendit trimëror” etj. Oratorio “Mesia” nga Hendeli, oratorio “Stinët e vitit” nga Hajden renditen ndër veprat më të njohura të këtij zhanri. Kantata dhe oratorioja vënë në qendër figura të njohura historike dhe ndjenja popullore, me karakter epik dhe lirik. Shumë poezi të shkrimtarëve tanë të njohur, si: Andrea Varfi, Llazar Siliqi, Fatos Arapi, Kadare, Agolli e Kolë Jakova u bënë burim frymëzimi për kompozitorët e parë.Format muzikore kantatë, oratorio====================== & b 44ˆ««««.Shum'ˆ««««jasbˆ««««.qer' poˆ««««jFeim Ibrahimi(n)ˆ««««.qetˆ««««jpamˆ««««- poˆ««««- riˆ««««tan'ˆ««««poiœ»»»»qetœ»»»»maœ»»»».ziœ»»»»Jsebœ»»»»korœ»»»»- bil l l l ”====================== & b 44 ˙««««Të˙««««shtat'˙««««kraj -˙««««lat˙««««ku -˙»»»»ven -#œ»»»»dojœ»»»»-˙««««nël l l l ”Allegro Feim IbrahimiKantata “Tanë Shqipnia asht betue”Mësimi 25

