Page 79 - Demo
P. 79


                                    77KRIJUES DHE INTERPRETUESDëgjo një fragment muzikor nga “Nokturn op. 9 nr. 2” të F. Shopenit. Përshkruaj ndjesitë që të krijohen.Dëgjo një fragment muzikor nga suita “Liqeni i mjellmave” të P. I. Çajkovskit . Përshkruaj ndjesitë që të krijohen. Është muzikë e thellë, e qetë apo e fuqishme?Frederik Shopen (Frédéric Chopin) (1810-1849) u lind në Varshavë të Polonisë. Iu përkushtua instrumentit të pianos që në moshë të vogël. Studimet i ndoqi në Konservatorin e Varshavës, që sapo ishte themeluar nga muzikanti polak Jozef Elsner, i cili i dha mësimet e para për kompozicion. Shopeni e zhvilloi veprimtarinë e tij në Paris, por krijimtaria e tij ishte e lidhur ngushtë me Poloninë. Kompozimet e tij i përkasin kryesisht instrumentit të pianos në një sërë formash e gjinish: prelude, etyde, valse, mazurka, nokturne, skerco, balada, poloneze etj.Pjotr Iliç Çajkovski (Pyotr Ilyich Tchaikovsky) (1840-1893), kompozitor i rëndësishëm rus, dirigjent e pedagog. Muzika e tij shquhet për karakterin kombëtar, për harmoninë e pasur dhe meloditë energjike. Ai shkroi për të gjitha gjinitë e muzikës (koncerte për piano dhe orkestër, koncert për violinë dhe orkestër, simfoni, romanca vokale etj.), por u bë i njohur sidomos në gjininë e baletit, me vepra, si: “Arrëthyesi”, “Bukuroshja e fjetur”, “Liqeni i mjellmave”. ===================== & b 44p˙««««ˆ««««««««««««««««ˆ ˆ ˆValle nga akti 2ˆ««««. ˆ««««j ˆ««««. ˆ««««j ˆ««««. ˆ««««j «««««««««««««««««««ˆ ˆ _ˆˆ ˙«««««ˆ«««««««««««««««« l l l l l ˆ ˆ ˆ====================== & b ˙««««««««««««««««««««ˆ ˆ ˆ ˆ ˆ««««. ˆ««««j ˆ««««. ˆ««««j ˆ««««. ˆ««««j «««««««««««««««««««ˆ ˆ _ˆˆ ˙««««. Œ l l l l ”Vallja nga akti 2
                                
   73   74   75   76   77   78   79   80   81   82   83