Page 80 - Demo
P. 80
78Performues shqiptarë dhe kosovarëIbrahim Madhi (1945-2014) u lind në Tiranë. Mund të quhet ndër figurat më të rëndësishme të muzikës dhe të artit të interpretimit shqiptar. Ai ka dhënë kontribut të vyer në formimin e shkollës kombëtare të interpretimit muzikor. Ibrahim Madhi ishte jo vetëm solist brilant, por edhe drejtues i shkëlqyer i grupeve të muzikës së dhomës dhe orkestrës së harqeve. Shkolla shqiptare e interpretimit violinistik nuk mund të kuptohet pa emrin e tij. Në jetëshkrimin profesional të Madhit bëjnë pjesë dhjetëra koncerte të suksesshme, si solist në Orkestrën e RadioTiranës, në Teatrin e Operës dhe të Baletit dhe në Ansamblin Shtetëror të Këngëve dhe të Valleve Popullore. Ibrahim Madhi ka dhënë ndihmesë të jashtëzakonshme në fushën e pedagogjisë, me formimin e disa brezave të artistëve në Akademinë e Arteve në Tiranë. Disa nga interpretimet e tij më të shquara janë: “3 vallet për violinë dhe orkestër”, si dhe pjesë nga Vivaldi e Paganini.Saimir Pirgu u lind më 23 shtator 1981 në Elbasan. Studimet për muzikë i mbaroi me një diplomë në kanto në konservatorin “Claudio Monteverdi” të Bolzanos, nën drejtimin e Vito Maria Brunetti-t. Saimir Pirgu, falë talentit të rrallë, arriti të prekte skenat më të mëdha koncertore në botë. Kritika e quan “tenor të shquar të peizazhit të lirikës ndërkombëtare”. Interpretimi, autoriteti dramatik dhe zëri me nuanca të rralla kanë bërë që prezantimi i tij në veprat: “Traviata”, “Rigoleto”, “Don Zhuani” etj. të jetë i veçantë.Dëgjo “Tri valle për violinë dhe orkestër” ekzekutuar nga Ibrahim Madhi. Trego emocionet që përjeton.Dëgjo dhe diskutoMësimi 30

