Page 81 - Demo
P. 81


                                    79Tefta Tashko Koço (1910-1947), këngëtare e shquar lirike, u lind në Frashër të Përmetit. Pas vdekjes së të atit, Thanas Tashkos, e gjithë familja u vendos në Korçë dhe më pas në Monpelje, ku Tefta studioi për kanto. Shkollimin e vazhdoi në Paris, deri më 1935, kur u kthye në atdhe dhe dha koncertin e saj të parë si këngëtare profesioniste. Krahas arieve lirike të autorëve të shquar botërorë, si: Puçini, Rosini, etj., ajo spikati edhe për interpretimin e shkëlqyer të këngëve popullore shqiptare, si pjesë integrale të kulturës muzikore. Në repertorin e saj bënin pjesë rreth 90 këngë popullore të të gjithë qyteteve të Shqipërisë, 36 prej të cilave ajo i regjistroi në pllaka gramafoni në vitet 1930, 1937 dhe 1942. Ndër to mund të përmenden: “Zare trëndafile”, “Të dua, moj goc’ e vogël”, “Bilbil çapkëni”, “Qante lulja lulen”, “Kenke nur i bukurisë”, “As aman, moj lule”, “Kroi i fshatit tonë” apo “Kur më vjen burri nga stani”. Tefta Tashko këndoi në operën e Beogradit me sukses rolin e Mimisë nga opera “Bohemë” e Puçinit dhe atë të Rozinës nga opera “Berberi i Seviljes” të Rosinit. Ajo u nda nga jeta në moshën 37-vjeçare.KRIJUES DHE INTERPRETUESVenera Mehmetagaj-Kajtazi u lind në Kosovë më 1960. Njihet si një ndër flautistet më të talentuara, që ka interpretuar në mjaft koncerte si soliste në: Gjermani, Spanjë, Slloveni, Turqi, Maqedoni e Francë, vendin ku është specializuar. Venera Mehmetagaj-Kajtazi ka qenë soliste për shumë vite në Orkestrën Simfonike të RTP-së. Sot ajo është anëtare e Orkestrës Filarmonike të Kosovës dhe pedagoge në Universitetin e Prishtinës në Fakultetin e Arteve.Shkëlzen Doli lindi më 9 gusht 1971 në Elbasan dhe u rrit në Gjakovë. Nisi të luante në violinë që në fillim të viteve 1980, në moshë të vogël. Shkëlzen Doli studioi në Universitetin e Muzikës dhe në shkollën “Performing Arts” në Vjenë. Pak kohë pas përfundimit të studimeve të larta, ai u bë pjesë e Orkestrës së Operës Shtetërore të Vjenës. Sot është anëtar i seksionit të dytë të violinës. Dëgjo një nga interpretimet e Tefta Tashko Koços të këngës “Kur më vjen burri nga stani”.
                                
   75   76   77   78   79   80   81   82   83   84   85