Page 90 - Demo
P. 90
88Dëgjo arien “Dielli ka prendu” nga opera Mrika dhe diskuto rreth saj.Dëgjo dhe diskutoOpereta është vepër muzikore skenike dhe vokale, që ngjan me operën, por me kohë më të shkurtër të zhvillimit të ngjarjeve. Ajo ka karakter më të thjeshtë, është më e lehtë e më e kuptueshme. Disa nga operetat shqiptare janë: “Agimi” nga Kristi Kono, “Karnavalet” nga Avni Mula. Ndër operetat më të njohura të kompozitorëve të huaj përmenden: “Lakuriqi” nga Johan Shtraus, “Orfeu në nëntokë” nga Zhak Ofenbah etj.Opera është vepër muzikore vokalo-skenike. Muzika e operës krijohet nga kompozitori, ndërsa subjekti dramatik, nga libretisti. Muzika dhe karakteri i saj përputhen me ngjarjen që trajtohet. Opera mund të quhet vepër komplekse, pasi ndërthur muzikën, kërcimin e aktrimin. Një vepër operistike realizohet nga: ariet, duetet, tercetet, kuartete, ansambli, kori, ansambli i kërcimtarëve e orkestra me instrumentistë.Çdo operë fillon me uverturën dhe më pas zhvillon ngjarjen në skenë nëpërmjet këngëtarëve solistë, korit dhe kërcimtarëve. Opera e parë shqiptare u krijua në fillim të viteve ’50 nga kompozitori Prenkë Jakova dhe shkrimtari Llazar Siliqi. Në operën “Mrika”, ngjarjet dhe personazhet janë vendosur në një mjedis tipik shqiptar. Kjo vepër u vu në skenë në qytetin e Shkodrës. Opera “Gjergj Kastriot Skënderbeu” është kompozuar nga Prenkë Jakova. Ajo vë në qendër të subjektit kthimin e Gjergj Kastriotit në atdhe. Prijësi kërkon bashkimin e shqiptarëve në luftë kundër turqve. Të gjithë të bashkuar sulmojnë kështjellën e Krujës dhe e çlirojnë atë, duke ngritur flamurin.Opera “Goca e Kaçanikut” është kompozuar nga Rauf Dhomi. Ngjarja e saj bën fjalë për luftën e shqiptarëve kundër pushtuesit turk. Përpos kësaj, opera ka edhe një tjetër linjë subjekti: dashurinë e dy të rinjve, Trimorit dhe Pafikës, të cilët ëndërrojnë të jetojnë të lumtur dhe të lirë. Por, dashuria e tyre ndërlikohet kur shfaqet tradhtari Rus Bashi, i cili spiunon Trimorin, me qëllim që të rrëmbejë Pafikën. Shokët e lirojnë Trimorin dhe pengojnë planin e Rus Bashit. Muzika skenikeMësoDëgjo një fragment nga opereta “Karnavalet”Dëgjo një fragment nga opera “Mrika”Dëgjo një fragment nga “Korali i luftëtarëve”Mësimi 32

