Page 91 - Demo
P. 91


                                    89ZHANRET MUZIKOREBaleti është vepër muzikore skenike me bazë lëvizjen koreografike. Fillesat i pati në vitet 1954, me përpunimin e valleve popullore, për të vazhduar më tej me krijimin e tablove, të poemave, të veprimeve koreografike, derisa u bë e mundur realizimi i veprave të para kombëtare të këtij lloji. Baletet më të njohura shqiptare janë: “Cuca e maleve”, “Halili dhe Hajria”, “Bijtë e peshkatarit” etj.Mjuzikëlli (musical) është një gjini e spektaklit, që lindi për herë të parë në Amerikë në dhjetëvjeçarët e parë të shekullit XX. Mjuzikëlli, ose siç njihet ndryshe komedia muzikore u ndikua drejtpërdrejt nga opereta evropiane, por me elemente tipike amerikane. Komedia muzikore ndryshon nga opereta, sepse:• ka një tekst realist;• i mëshon koreografisë;• interpretuesit janë aktorë që vijnë nga teatri i prozës dhe balerinë me përvojë; • aktorët kanë njohuri nga koantoja si dhe zë të pëlqyeshëm, edhe pse jo me të njëjtin impostim lirik. Komedia muzikore ndryshon nga filmi, sepse:• Në komedinë muzikore (mjuzikëll) këndohen një numër i madh këngësh, rreth 20. Hulumto rreth mjuzikëllit të njohur “Grease”. Diskuto me shokët/shoqet për subjektin dhe muzikën e kësaj komedie muzikore.Çmo njohuritë muzikoreDëgjo një fragment nga opera “Goca e Kaçanikut”Dëgjo fragment nga mjuzikëll “Grease”
                                
   85   86   87   88   89   90   91   92   93   94   95