Page 92 - Demo
P. 92
90“Ti më dhe zërin e bilbilit”- I -A thue drita e mëngjezitRrezja e par’ kur zgjohet në agim,A thue gemi i trëndafilit Të qëndisi ty qyteti im.- II - Perëndimet t’i përflakën,Ata trima që për ty kan’ rën’,Duke mbjell aq lule gjaku,Emrin ty Gjakovë ta kan’ vën’.- Refreni -Ti më dhe zën’ e bilbilit, Gurgullimën e një kroi,Ti më fale freskin’ e prillit,Që gjith’ jetën un’ ty të këndoj.- III -Edhe lulet e pranverësBukuri e rrallë për çdo prag,Sa her’ shkrepën vetëtimatU spërkatën dhe u lan’ me gjak.- IV -Ai gjak që rrjedh në emërDhe që rrënjët thellë t’i vadit,Qarkullon këtu në zemërDhe më bën të quhem biri yt.- Refreni -Ti më dhe zën’ e bilbilit...Dëgjo dhe mëso këngënRauf Dhomi lindi në Gjakovë, kreu arsimin e mesëm në Prizren dhe studimet e larta në Sarajevë. Ai punoi pranë Shkollës së Lartë Pedagogjike në Prishtinë, formoi Korin e Burrave të Gjakovës, është drejtor i Filarmonisë dhe Operës së Kosovës dhe profesor në Fakultetin e Arteve të Prishtinës. Ka kompozuar baletin “E Bukura More” dhe shumë vepra të gjinive të ndryshme me prirje të veçantë për muzikën vokale. Me operat “Goca e Kaçanikut” dhe “Dasma Arbëreshe” Rauf Dhomi është autori i parë i operës në Kosovë.Mësimi 33

