Page 96 - Demo
P. 96
94Dëgjo dhe diskutoVeprimtaritë muzikore mund të jenë: koncertet simfonike, festivalet e muzikës së lehtë, festivalet e këngës për fëmijë, festivalet folklorike etj.Koncertet muzikore janë veprimtari artistiko-kulturore, që zhvillohen me pjesëmarrjen e artistëve të moshave të ndryshme, me qëllim gjallërimin e jetës artistike të vendit. Këto koncerte mund t’i përkasin si muzikës klasike, ashtu edhe asaj të lehtë e popullore. Në koncertet me karakter simfonik luhen pjesë dhe vepra të kompozitorëve vendas e të huaj. Orkestrat mund të jenë ato kombëtare, si: orkestra simfonike e RTSh-së, orkestra simfonike e TKOB-së ose të huaja. Ato kanë instrumentistë solo, të cilët luajnë koncerte për piano, violinë, violonçel ose violinë-orkestër harqesh etj. Koncertet simfonike kanë rëndësi, sepse sjellin në vëmendje veprat më të mira të kompozitorëve të ndryshëm, si dhe afirmojnë krijimet e kompozitorëve të rinj.Festivali i këngës zhvillohet çdo vit, duke paraqitur repertorin më të mirë të këngëve. Ky festival ka shpalosur përherë vlerat më të mira të muzikës së vendit, e prej shumë vitesh zgjedh përfaqësuesin e saj në festivalin evropian të këngës, në Eurovizion. Në ekranet shqiptare zhvillohen spektakle të nivele të larta artistike, si: “Kënga Magjike”, “Muzika xhaz”, “Ethet e së premtes”, “The Voice”, “X-Factor” etj. Ato kanë për qëllim të nxjerrin në pah talente të reja në muzikë. Festivali folklorik është veprimtari artistike folklorike, që synon të “zbulojë” elemente të reja folklorike, tradita muzikore të çmuara e interpretues të rinj.MësoVeprimtari muzikore Mësimi 35

