Page 10 - Demo
P. 10


                                    8Tema1Organizmi i një gjallese është me të vërtetë i përsosur dhe karakterizohet nga një organizim mjaft i mirë. Ky quhet organizim hierarkik, d.m.th. fillohet me një organizim të thjeshtë e kështu me radhë, drejt organizimit të ndërlikuar. Gjallesat përbëhen nga njësi të vogla strukturore që quhen qeliza.Trupi i njeriut është i përbërë nga përafërsisht 1013 qeliza. Çdo qelizë kryen një detyrë të caktuar. Organizmi ynë është i organizuar në katër nivele, të cilat përshkruhen më poshtë. QelizaNjësia ndërtuese dhe funksionale e çdo organizmi është qeliza. Ajo përfaqëson nivelin më të ulët (bazë) të organizmit të një gjallese. Qeliza është në gjendje të kryejë të gjitha funksionet jetike të gjallesës, si: të ushqyerit, riprodhimin, përgjigjet ndaj ngacmimeve, frymëshkëmbimin etj. Në qelizën tipike eukariote gjenden struktura të vogla, të cilat quhen organela. Ato kanë një detyrë të caktuar në qelizë dhe janë mjaft të rëndësishme për jetën e qelizës. Në qelizë gjejmë membranën qelizore, që rrethon gjithë materialin e qelizës, bërthamën, që ka funksion të organizojë dhe të drejtojë veprimtaritë në qelizë; mitokondrinë që siguron energjinë e nevojshme për qelizën. Në qelizën bimore gjenden kloroplastet, të cilat prodhojnë lëndën organike falë fotosintezës. Në qelizë gjenden dhe organele të tjera, që janë mjaft të rëndësishme, si: aparati i golxhit, rrjeti endoplazmatik, ribozomet, lizozomet etj.IndiSi te bimët, ashtu edhe te kafshët, gjenden lloje të ndryshme qelizash. Një grup qelizash me formë, përmasa dhe funksion të njëjtë, formojnë indin. Për shembull, në organizmat shtazorë, grupi i qelizave muskulore që kanë formë cilindrike dhe aftësi tkurrëse, formon indin muskulor. Në këta organizma dallohen katër inde kryesore: epitelial, lidhor, muskulor dhe nervor. Edhe gjallesat bimore kanë qeliza të organizuara në inde, si p.sh.: indi përçues (floema dhe ksilema).OrganetKur inde të ndryshme grupohen në një organizim më të ndërlikuar për të kryer një funksion të caktuar, ato formojnë organe. Pra, të gjitha indet që ndërtojnë një organ të caktuar, bashkëveprojnë për të përmbushur një funksion të dhënë. Çdo organ, si te kafshët, ashtu edhe te bimët, përbëhet nga lloje të ndryshme indesh.Për shembull, truri është një organ. Në pamje të parë duket sikur ai është ndërtuar vetëm nga indi nervor, por në sipërfaqen e tij ka një shtresë mbrojtëse të përbërë nga indi lidhor. Organe të tjera të trupit janë: zemra, veshka, mëlçia etj.indi muskulor indi nervor indi epitelial indi lidhorSistemet e organeve të njeriut1.1 Organizimi hierarkik i organizmit
                                
   4   5   6   7   8   9   10   11   12   13   14