Page 100 - Demo
P. 100


                                    Të gjithë individët kanë të drejtë të informohen në çdo kohë në lidhje me përparësitë dhe të metat që sjell një marrëdhënie seksuale sidomos në periudhën e adoleshencës. Në këta aspekt, ata kanë të drejtë të njohin mjetet dhe metodat që sigurojnë një raport të kujdesshëm, si në planin social, ashtu edhe në atë shëndetësor. Nga ana tjetër, të rinjve duhet t’u sigurohet mbështetja e plotë për çdo të papritur që mund të vijë si pasojë e një marrëdhënieje seksuale të kryer pa masat mbrojtëse. Të gjitha këto informacione, ata mund t’i përfitojnë më së shumti nga institucionet sociale që japin këtë lloj ndihmese. Shërbimet këshillëdhënëse për planifikimin familjar ofrohen nga një personel shëndetësor ose social i trajnuar dhe i sigurt. Nisur nga këto premisa, është detyrë e punonjësit shëndetësor ose social në këto institucione, që të informojë individin ose çiftin lidhur me planifikimin familjar.Metodat dhe mjetet për planifikimin e familjes, të pranueshme për t’u përdorur, përcaktohen me akt nënligjor. Vetëm specialisti i gjinekologjisë dhe i obstetrikës, si dhe mjeku i familjes, lejohen që të përshkruajnë ose të rekomandojnë përdorimin e mjeteve dhe metodave kontraceptive mjekësore. Kontracepcioni kirurgjik dhe aplikimi i implanteve bëhen vetëm nga specialisti i gjinekologjisë dhe i obstetrikës ose urologu.Një metodë e përcaktuar me ligj është edhe sterilizimi artificial, kjo në kuadër të planifikimit familjar. Çdo individ ka të drejtën, në përputhje me dëshirën e vet, që t’u nënshtrohet metodave kirurgjike për sterilizim.E drejta riprodhuese, ligji dhe rregulloret përkatëseLigji për shëndetin riprodhues, i hartuar në tetor të vitit 2006, rregullon organizimin, funksionimin dhe mbikëqyrjen e të gjitha veprimtarive që zhvillohen në fushën e shëndetit riprodhues. Ky ligj mbron të drejtat riprodhuese të çiftit, ku përfshihet e drejta për t’u informuar dhe për të pasur qasje në shërbimet e duhura.Sipas këtij ligji, çdo individi të Republikës së Kosovës, pavarësisht nga përkatësia gjinore, ideologjike, religjioze apo kulturore, i garantohet e drejta për informim dhe edukim lidhur me shëndetin riprodhues përgjatë gjithë ciklit jetësor të tij ose të saj. Ky ligj, ndër të tjera, i garanton çdo individi vendimmarrjen për ushtrimin e të drejtave riprodhuese, sipas dëshirës dhe interesit të tyre të lirë nga diskriminimi, detyrimi dhe dhuna.Respekti reciprok, mirëkuptimi, pacenueshmëria e integritetit personal dhe ndarja e përgjegjësive për sjelljet seksuale dhe pasojat e tyre janë obligim i dyanshëm i femrës dhe i mashkullit.Çdo individ ka të drejtë një jetë të shëndoshë seksuale dhe riprodhuese që zgjedh me vullnetin e saj/tij.Asnjë femër nuk mund të detyrohet të mbetet shtatzënë.Çdo ndërhyrje mjekësore e lidhur me shëndetin seksual dhe riprodhues duhet bërë në përputhje me ligjin “Për të drejtat dhe përgjegjësitë e qytetarëve në kujdesin shëndetësor”.3.3 Informimi, edukimi dhe këshillimi mbi shëndetin riprodhues98
                                
   94   95   96   97   98   99   100   101   102   103   104