Page 101 - Demo
P. 101


                                    Kujdesi për shëndetin seksual dhe riprodhues përfshin, ndër të tjera, këto shërbime: 1. shërbimet para dhe gjatë shtatzënësisë, gjatë lindjes dhe në lehoni;2. shërbimet për rritjen, zhvillimin dhe të ushqyerit e fëmijës;3. shërbimet për shëndetin seksual dhe riprodhues të adoleshentëve dhe të rinjve;4. shërbimet e avokimit, informimit, edukimit dhe komunikimit mbi shëndetin seksual dhe riprodhues;5. shërbimet e planifikimit të familjes;6. parandalimin dhe trajtimin e infertilitetit dhe metodat e riprodhimit të asistuar;Të gjithë individët kanë të drejtë për të përfituar nga progresi shkencor dhe teknologjitë e reja lidhur me riprodhimin dhe seksualitetin, kur ato janë të sigurta dhe të pranueshme.Metodat kontraceptiveNga të dhënat e deritanishme rezulton se shumica e vajzave dhe grave që kanë marrëdhënie të rregullta seksuale kanë pasur një shtatzëni. Në kuadër të dinamikës që ka marrë jeta personale, familjare dhe karriera e shumë grave, nga organizata të ndryshme joqeveritare janë zhvilluar fushata të ndryshme për ndërgjegjësimin e tyre në planifikimin e shtatzënive. Për këtë qëllim kanë ardhur në ndihmë metodat kontraceptive. Ato janë pengesa mekanike ose kimike për të ndaluar takimin e qelizës vezë me qelizat seksuale mashkullore.Për një kohë të gjatë, metodat më efektive kanë qenë ato që shkaktojnë pengesë fizike, siç janë prezervativët për meshkujt dhe diafragmat për femrat.Në vitet ‘70 filluan të përdoren metoda të tjera, të cilat janë metoda kimike. Ato kanë trajtën e pilulave (preparate hormonale sintetike).Në përgjithësi, pilulat përmbajnë estrogjen dhe progresteron, dy hormone që gjenden në trupin e femrës gjatë shtatzënisë. Megjithatë, nga studimet e bëra deri tani rezulton se përdorimi i pilulave kontraceptive nuk e ka ulur aspak përdorimin e metodave kontraceptive fizike. Krahas parandalimit të një shtatzënie, prezervativët shmangin edhe një sërë sëmundjesh që transmetohen në rrugë seksuale.Metodë tjetër kontraceptive është edhe bllokimi me anë të ndërhyrjeve kirurgjikale për të bllokuar te gruaja gypat vezëpërcjellës. Para përdorimit të metodave kontraceptive, nevojitet një këshillim me mjekun specialist.1. Çfarë kuptoni me planifikim familjar? Pse është i rëndësishëm ai?2. Çfarë funksioni kanë metodat kontraceptive?3. Ku qëndron dallimi ndërmjet metodave fizike dhe metodave kimike?Pyetje dhe detyraMetoda kontraceptive99
                                
   95   96   97   98   99   100   101   102   103   104   105