Page 102 - Demo
P. 102
Infeksionet seksualisht të transmetueshme shkaktohen nga baktere dhe viruse, të cilat mund të kalojnë nga njëri person te tjetri gjatë marrëdhënieve seksuale. HIV/AIDS njihet deri më sot si infeksioni më i rëndë.Sëmundja e AIDS ose sindroma e fituar e deficiencës imunituare, shkaktohet nga virusi HIV, i cili është virusi i imunodeficiencës njerëzore.HIV infekton limfocitet dhe në mënyrë të veçantë qelizat T (ato të mbrojtjes afatgjatë). Gjatë një periudhe kohore, HIV i shkatërron këto qeliza në mënyrë të ngadaltë. Disa vite pas infektimit me virus, numri i këtyre qelizave ulet aq shumë, saqë ato nuk janë më të afta të luftojnë dhe të vrasin viruset. Vetë virusi HIV vret këto qeliza, duke çuar kështu në uljen e sistemit imunitar.Një person ka mundësi të zhvillojë simptomat e AIDS-it pas rreth 10 viteve të infektimit fillestar me HIV. Në këtë fazë të sëmundjes, ai/ajo bëhet i ndjeshëm ndaj infeksioneve të tjera, si pneumonia. Te këta të sëmurë mund të zhvillohet edhe kanceri, sepse detyra e sistemit imunitar është të shkatërrojë qelizat e trupit dhe këto të fundit mund të shndërrohen në qeliza kancerogjene. Për këtë arsye, te këta pacientë tumori i kokës është më i zakonshmi. Një person me AIDS mund të vdesë nga një sërë sëmundjesh. Për fat të keq, nuk është zbuluar ende një kurë mjekësore për shërimin e plotë të kësaj sëmundjeje, edhe pse përpjekjet nga mjekë e studiues të ndryshëm kanë qenë të mëdha. Studiuesit po zhvillojnë barna të reja, të cilat vrasin virusin pa dëmtuar qelizat e tjera. Po kështu, pavarësisht kërkimeve të shumta shkencore, nuk është prodhuar ende një vaksinë kundër HIV-it.Virusi që shkakton AIDS-it nuk mund të jetojë jashtë trupit të njeriut. Ai është një virus i brishtë dhe mjaft i ndjeshëm kur është në mjedis, pra jashtë trupit. Infektimi me HIV mund të ndodhë nga kontakti i drejtpërdrejtë me lëngjet e trupit të personit të shëndetshëm me personin e infektuar. HIV-i mund të përhapet kryesisht në dy rrugë: përmes marrëdhënieve seksuale të pambrojtura dhe përmes kontaktit të gjakut. KlamidiaKlamidia është një infeksion bakterial që mund të transmetohet gjatë seksit vaginal, anal ose oral. Mund të shkaktojë rrjedhje, dhimbje gjatë urinimit dhe dhimbje në pjesën e poshtme të barkut. Klamidia trajtohet lehtësisht me antibiotikë, por nëse nuk trajtohet, mund të shkaktojë probleme serioze shëndetësore.3.4 Sëmundjet seksualisht të transmetueshme100

