Page 104 - Demo
P. 104


                                    1. Si do t’i përkufizonit infeksionet seksualisht të transmetueshme?2. Cilin sistem të trupit të njeriut prek virusi HIV?3. Cilat janë sëmundjet e tjera seksualisht të transmetueshme?4. Si duhet të sillemi me personat e infektuar?Pyetje dhe detyraPërhapja e HIV-it përmes kontaktit të gjakutNë shumë raste, si rezultat i transfuzioni të gjakut, virusi HIV është transferuar nga një person i infektuar (dhuruesi i gjakut) te një person i pastër (i painfektuar) që ka nevojë për gjak.Gjaku mund të transferohet nga një person te tjetri edhe kur ata ndajnë së bashku të njëjtën age të një gjilpëre. Kjo ndodh më shpesh te përdoruesit e drogës, shumë prej të cilëve kanë humbur jetën nga AIDS. Në rastet kur na duhet të përdorim një age për injeksion, te dentisti etj., paraprakisht duhet të sigurohemi që ajo të jetë sterile dhe e papërdorur nga të tjerë.Njerëzit që japin ndihmën e shpejtë, si policët, punonjësit e shëndetësisë apo edhe persona të tjerë që gjenden në një vend ku ka ndodhur një aksident, duhet të jenë të kujdesshëm nëse bien në kontakt me gjakun e personit të aksidentuar, i cili mund të jetë i infektuar me HIV.Duhet thënë që komunikimi dhe qëndrimi në një ambient me personin e infektuar nuk përbën rrezik infektimi me HIV. Po kështu, nuk përbëjnë rrezik për infektim shtrëngimi i duarve, përdorimi i të njëjtës gotë, me të cilën ka pirë personi i infektuar.Në Republikën e Kosovës, masat e parandalimit, mbikëqyrjes, diagnostikimi dhe trajtimi i infeksioneve seksualisht të transmetueshme, me përjashtim të HIV/AIDSit, duke u mbështetur në standardet dhe protokollet shëndetësore të përcaktuara në evidencë, aktet ligjore dhe nënligjore, ofrohen nga specialistët e:1. Shëndetësisë publike;2. Mjekësisë familjare;3. Dermatovenerologjisë;4. Gjinekologjisë dhe obstetrikës;5. Urologjisë. Simptomat e HIV-it:102
                                
   98   99   100   101   102   103   104   105   106   107   108