Page 105 - Demo
P. 105
1. E vërtetë (V) apo e gabuar (G)?a) Një qelizë vezë është një individ i ri.b) Në pubertet nuk ndodh asnjë ndryshim trupor dhe funksional.c) Metodat kontraceptive kimike janë teknika që përdorin hormone.d) Spermatozoidi është një qelizë që përmban gjysmën e materialit që kanë qelizat e tjera të trupit.2. Ndërtoni pohime me termat e mëposhtëm:a) pubertet; b) adoleshencë; c) zigotë; d) estrogjen; e) gonad.3. Hartoni një tabelë përmbledhëse të ndryshimeve që ndodhin në pubertet te djemtë dhe te vajzat.Përshkruani një problem që mund të haset gjatë pubertetit apo adoleshencës, si pasojë e këtyre ndryshimeve trupore.4. Plotësoni fjalitë e mëposhtme:Sëmundja e__________ ose sindroma e fituar e deficiencës imunituare, shkaktohet nga virusi __________, i cili është virusi i ___________________________njerëzor. HIV infekton ___________________ dhe në mënyrë të veçantë ___________________.5. Përcaktoni konceptin për secilin rast.a) Vendi ku prodhohet veza. ___________________b) Organi në formë dardhe të përmbysur. __________________c) Sëmundje seksualisht e transmetueshme, që shkaktohet nga bakteri T. Pallidium. ______________d) Periudha e kalimit nga fëmijë, në moshë të rritur. ____________________6. Cili nga këta terma e përshkruan më së mirë adoleshencën?a) fazë tranzicioni; b) fazëpërfundimtare; c) fazëfillestare; d) pjekuri.7. Cila është përparësia e përdorimit të kondomit në raport me metodat e tjera kontraceptive?a) Siguron mbrojtje më të mirë për sëmundjet seksualisht të transmetueshme.b) Siguron mbrojtje më të mirë edhe ndaj shtatzënisë së padëshiruar.c) Të dyja alternativat së bashku.d) Asnjëra prej alternativave.8. Për sa kohë një person nuk ka simptoma të një sëmundjeje seksualisht të transmetueshme:a) nuk mund ta transmetojnë sëmundjen te një person tjetër; c) të dyja së bashku;b) nuk mund të ketë një sëmundje seksualisht të transmetueshme; d) asnjëra prej tyre.9. Cila është sëmundja seksualisht e transmetueshme më e zakonshme që shkaktohet nga bakteret:a) gonorrea; b) sifilizi; c) klamidia; d) herpesi.10. Sëmundjet seksualisht të transmetueshme ndodhin zakonisht tek:a) adoleshentët dhe të rinjtë deri në 24 vjeç; c) njerëzit mbi 60 vjeç;b) njerëzit nga 30 deri në 45 vjeç; d) të gjitha më sipër.3.5 Pyetje dhe ushtrime përmbledhëse 103

