Page 106 - Demo
P. 106
104Bota shtazore paraqitet me një numër të pafundmë llojesh. Kjo larmi i detyrohet, veç të tjerash, edhe riprodhimit seksual, i cili pasuron fondin gjenetik të pasardhësve. Mënyrat e riprodhimit të gjallesave shtazore varen nga një sërë faktorësh, si mjedisi në të cilin jeton gjallesa, veçoritë anatomike dhe fiziologjike të saj etj.Riprodhimi është një proces biologjik, me anë të të cilit një gjallesë lë pasardhës të ngjashëm me veten. Të vegjlit rriten dhe riprodhohen për të lënë pasardhës. Në këtë mënyrë, e gjithë jeta nga lindja deri në vdekje zhvillohet në mënyrë ciklike.Riprodhimi përbën një dukuri të rëndësishme biologjike, përmes së cilës një organizëm i jep jetë një organizmi të ri, të ngjashëm me vetveten. Ai siguron vazhdimësinë e llojit nga një brez në tjetrin. Riprodhimi te gjallesat shtazore paraqitet në dy forma: joseksual dhe seksual. Kur pasardhësit formohen nga një prind i vetëm, pra, në mungesë të gametave, riprodhimi quhet joseksual. Kur në formimin e individit të ri kontribuojnë dy prindër me gjini të ndryshme, riprodhimi quhet seksual. Ky lloj riprodhimi realizohet përmes bashkimit të gametës femërore me gametën mashkullore.Riprodhimi joseksual është tipik për gjallesat joqelizore, por edhe për shumë gjallesa shumëqelizore, të cilat jetojnë në mënyrë të palëvizshme. Në mungesë të lëvizjeve, këto gjallesa e kanë shumë të vështirë të gjejnë partnerin e tyre për t’u çiftuar. Pasardhësit që lindin nga riprodhimi joseksual janë gjenetikisht të njëjtë me prindin e tyre. Individë të tillë quhen klone. Këta pasardhës nuk kanë shumë aftësi për t’u përshtatur ndaj një mjedisi që ndryshon vazhdimisht. Kjo ndodh sepse aparati gjenetik i tyre nuk është pasuruar me materialin gjenetik të të dy prindërve, siç ndodh me riprodhimin seksual. Riprodhimi joseksual paraqitet në shumë forma. Gjallesat njëqelizore shumohen me anë të ndarjes së një qelize nënë në dy qeliza bija. Ky lloj riprodhimi njihet si ndarje binare. Riprodhimi joseksual në gjallesat shumëqelizore bëhet me sythëzim, copëzim, rigjenerim etj.Riprodhimi seksual ndodh nga pllenimi i vezës me një spermatozoid. Ai realizohet nga dy prindër me gjini të ndryshme, të cilët janë të pajisur me Riprodhimi seksual i krimbit të shiut (Shembull i hermafrodizmit )Tema4.14 Shumimi te shtazëtCikli jetësor te gjallesat shtazore

