Page 107 - Demo
P. 107


                                    organe seksuale që quhen gonade. Në gonadet mashkullore prodhohen gametat mashkullore ose spermatozoidet. Në gonadet femërore prodhohen gametat femërore ose vezët. Gametat mashkullore dhe femërore janë qeliza haploide, të cilat formohen me mejozë.Te disa gjallesa shtazore, në të njëjtin individ ndodhen edhe gonadet mashkullore, edhe ato femërore. Gjallesa të tilla quhen hermafrodite.Shembulli më tipik është ai i krimbit të tokës. Çdo individ pjell vezët, të cilat i pllenon me spermatozoidet e individit tjetër që i ruan brenda trupit të vet.Në varësi të mënyrës së riprodhimit, gjallesat shtazore që riprodhohen në rrugë seksuale ndahen në oviparë dhe në viviparë. Femrat e gjallesave ovipare, për shembull shpendët, zvarranikët, insektet dhe peshqit, pjellin vezë, kurse ato të gjallesave vivipare, si shumica dërrmuese e gjitarëve, e zhvillojnë pasardhësin brenda trupit të tyre. Pra, ato lindin të vegjël.1. Çfarë përfaqëson riprodhimi në botën shtazore?2. Cilat janë format e riprodhimit?3. Ky qëndron dallimi midis pllenimit të jashtëm dhe atij të brendshëm?4. Cilat janë përparësitë e riprodhimit seksual në raport me atë joseksual?Pyetje dhe detyraViviparOviparNë këtë lloj pllenimi, vezët e femrës pllenohen jashtë trupit të saj. Atë e ndeshim te sfungjerët, krimbat, amfibët, si dhe te shumica e peshqve. Pllenimi i brendshëm ndodh në rrugët gjinore të femrës. Në shumë kafshë, si në shpendë e gjitarë, spermatozoidet dhe vezët formohen përkatësisht nëpër testikuj dhe vezore. Edhe kafshët e larta në kohën e riprodhimit shfaqin sjellje të veçanta. Te femra ndodhin një sërë ndryshimesh që kontrollohen nga faktorë hormonalë. Kur piqet veza, femra përjeton një periudhë, e cila karakterizohet nga sjellje të veçanta. Këto sjellje tërheqin vëmendjen e mashkullit për të kryer çiftëzimin.105
                                
   101   102   103   104   105   106   107   108   109   110   111