Page 108 - Demo
P. 108


                                    4.2-4.3 Aspekte nga jeta e organizmave të ndryshëm shtazorëDisa forma të shumimit te kafshëtRiprodhimi joseksual mund të realizohet me sythëzim dhe me copëtim.Riprodhimi me sythëzim ndodh te sfungjerët e detit. Brenda trupit të tyre formohen shumë sytha, të cilat, pasi shkëputen, zhvillohen për të dhënë sfungjerë të rritur. Hidrat janë gjallesat që riprodhohen gjithashtu me anë të sythave. Fillimisht, në trupin e tyre formohet një syth i vogël, i cili rritet dhe pajiset me tentakula. Në këtë kohë, ai është në gjendje ta sigurojë vetë ushqimin. Më vonë, sythi këputet, fiksohet në materiale të ngurta dhe jep organizmin e rritur. Në të njëjtën mënyrë riprodhohen edhe koralet. Për dallim nga hidra, sythet nuk ndahen nga trupi prindëror, por mbeten të bashkuara me të. Në këtë mënyrë, koralet krijojnë koloni të mëdha. Copëtimi është një formë tjetër e riprodhimit joseksual, i cili ndeshet kryesisht te planariet. Trupi i këtyre krimbave ka aftësinë të ndahet në shumë copa dhe secila prej tyre është në gjendje të formojë një organizëm të ri. Një formë tjetër riprodhimi joseksual, i ngjashëm me copëtimin është edhe rigjenerimi. Atë e ndeshim te disa lloje krimbash të shtypur dhe yjesh deti. Nëse një organizëm i rritur humbet një pjesë të trupit të tij, kjo pjesë është në gjendje të formojë një organizëm të ri. Ky rigjenerim vetëm mund të ndodhë vetëm nëse pjesa e shkëputur përmban informacion të mjaftueshëm gjenetik për të formuar gjallesën e re. Tek insektet, riprodhimi është seksual, sepse ato janë gjallesa me gjini të ndara. Vezët e prodhuara nga insekti femër, pas pllenimit depozitohen në vende të Shumimi te hidraSfungjer106
                                
   102   103   104   105   106   107   108   109   110   111   112