Page 109 - Demo
P. 109
sigurta, si gjethe e degë peme. Zhvillimi i embrionit brenda vezës, në përgjithësi është i zhdrejtë, pra larva nuk ngjan me insektin e rritur. Megjithatë ka edhe përjashtime, siç është karkaleci, tek i cili, zhvillimi quhet i drejtë, pasi i vogli i karkalecit ngjan me individin e rritur.Mënyrat e jetesës së disa organizmave shtazorëTë vegjlit e kafshëve na tërheqin shumë. Fëmijët mahniten tek shohin konet apo kotelet që lodrojnë më mëmën e tyre. Kush nuk ngazëllehet nga veprimet lozonjare të një koteleje, nga pamja tërheqëse e një majmuni të vockël që rri ngjitur pas gëzofit të nënës së vet ose nga një zog bufi që shikon me sy të zgurdulluar, teksa rri strukur në folenë e tij?Të sapolindurit e kafshëve nuk janë gjithmonë të pambrojtur. Disa lindin me aftësinë për të vrapuar pak kohë pasi këmbët e tyre të vogla cikin tokën. Të tjerë lihen të mbështeten plotësisht në forcat e tyre për t’u mbrojtur e për të mbijetuar. Megjithatë, mbijetesa e shumë kafshëve dhe e insekteve të sapolindura varet nga ushqimi, mbrojtja, stërvitja dhe kujdesi prindëror, të cilat vijnë nga një lidhje e fortë ndërmjet prindërve dhe të vegjëlve të tyre.Shumica e insekteve, peshqve, amfibëve dhe zvarranikëve nuk interesohen shumë për mirëqenien e të vegjëlve të tyre. Megjithatë, edhe në botën e tyre ka disa përjashtime që ia vlejnë të përmenden. Një sigurues shumë i pazakontë është krokodili i Nilit. Ky zvarranik me gjak të ftohtë tregon një kujdes prindëror të jashtëzakonshëm. Pas depozitimit të vezëve në rërën e ngrohtë, prindërit qëndrojnë aty afër për të mbrojtur pasardhësit e tyre. Kur krokodilët e vegjël janë gati për të dalë nga veza, fillojnë të lëshojnë një zë, duke e sinjalizuar nënën e tyre që të zbulojë vezët. Më vonë, duke përdorur nofullat e saj të fuqishme, nëna i mbledh me butësi të vegjlit që sapo kanë dalë nga veza dhe i çon buzë ujit që t’u heqë rërën. Një ndihmesë jep edhe krokodili baba, i cili i çon të vegjlit tek uji për t’i larë. Për disa ditë, të vegjlit qëndrojnë afër nënës së tyre në ujë, duke e ndjekur nga pas, siç ndjekin rikat nënën e tyre. Në këtë mënyrë përfitojnë nga fuqia e saj e jashtëzakonshme për t’i mbrojtur.Interesante është edhe mënyra se si sillen disa peshq, sjellje të cilën ne do ta konsideronim si atë të një prindi të mirë. Shumica e peshqve të ujërave të ëmbla i bëjnë vezët dhe i depozitojnë në gojë, për t’i mbrojtur. Kur dalin nga veza, peshqit e vegjël notojnë Të vegjlit e krokodilitPërkujdesi prindëror te peshqit107

