Page 11 - Demo
P. 11


                                    9Edhe organizmi bimor është i ndërtuar nga organe. Gjethja, kërcelli, rrënja, p.sh, janë organe bimore. Këto organe janë të ndërtuara nga inde, të cilat kryejnë funksione të caktuara dhe të specializuara për bimën, si p.sh:, mbrojtja, fotosinteza, transporti etj.Aparatet dhe sistemet e organeveDisa organe, pavarësisht nga forma dhe funksioni specifik që kanë, organizohen në një nivel tjetër hierarkik më të ndërlikuar, duke formuar kështu aparatet dhe sistemet. Aparatet janë të ndërtuara nga organe të përbëra prej disa lloje indesh të ndryshme, ndërsa sistemet janë të ndërtuara nga organe, ku mbizotëron një lloj indi. Te gjitarët, ndër aparatet kryesore mund të përmendim aparatin tretës dhe atë të ekskretimit. Aparati tretës është i përbërë nga: goja, lukthi, mëlçia, zorra e hollë, zorra e trashë dhe gjëndra që sekretojnë lëndë në gypin tretës. Tërësia e funksioneve që kryen çdo organ i këtij aparati, është një pjesë e funksionit tërësor të tretjes dhe të përthithjes së ushqimeve. Aparati i ekskretimit përbëhet nga veshkat, gypat ujëpërcjellës etj.Ndër sistemet përmendim sistemin e qarkullimit të gjakut, i cili është i përbërë nga enët e gjakut dhe zemra, apo sistemin nervor, që përbëhet nga truri, palca kurrizore, nervat dhe qelizat receptive të shqisave.OrganizmiTërësia e aparateve dhe e sistemeve formon organizmin, i cili përfaqëson nivelin më të lartë të organizimit të qelizave. Çdo gjallesë është një organizëm që funksionon si një i tërë. Bashkëveprimi i të gjitha organeve, aparateve dhe sistemeve i jep mundësinë gjallesës të kryejë të tëra funksionet jetësore.1. Renditni nivelet e organizimit të një organizmi sipas hierarkisë së tyre.2. Çfarë përfaqëson qeliza në një organizëm?3. Përshkruani nivelet e organizimit të një organizmi shumëqelizor. Sillni nga një shembull për çdo nivel.Pyetje dhe detyramëlçia truriOrgane të ndryshme te gjallesat shtazore dhe bimorezemrakërcellifarafruti gjethjarrënjalulja
                                
   5   6   7   8   9   10   11   12   13   14   15