Page 110 - Demo
P. 110
lirisht, por u qëndrojnë afër prindërve. Nëse rast rreziku, peshku prind hap gojën, duke i lejuar të vegjlit të turren brenda e të fshihen. Më pas, të vegjlit dalin sërish dhe vazhdojnë normalisht jetesën.Milingonat, bletët dhe termitet tregojnë, gjithashtu, një prirje të jashtëzakonshme për t’u kujdesur dhe për të mbrojtur të vegjlit e tyre. Të njohura si insekte sociale, ato jetojnë në koloni, ndërtojnë strehime për vezët dhe sigurojnë ushqim për të vegjlit. Shembull tipik është bleta mjaltëse. Mijëra bletë punëtore punojnë së bashku duke u kujdesur për të vegjlit e kosheres. Mençuria instinktive i bën ato të afta të ndërtojnë, meremetojnë dhe të pastrojnë çerdhen, madje, duke kontrolluar edhe temperaturën e lagështinë.Shumica e zogjve janë prindër shumë të mirë, të cilët shpenzojnë shumë kohë dhe energji për të zgjedhur vendin e folesë, për ndërtimin e saj dhe për të rritur të vegjlit e tyre. Albatrosi endacak është një tjetër shpend i besueshëm. Zogu prind bën mijëra kilometra fluturime duke kërkuar ushqim, ndërsa shoqja e vet besnike e pret me durim që të kthehet në fole.Në zonat e shkretëtirës, disa zogj përdorin një metodë të efektshme për t’u shuar etjen të vegjëlve të tyre. Duke fluturuar në një vend me ujë, ata i zhytin puplat e kraharorit në ujë dhe rikthehen në fole, ku të vegjlit pinë nga puplat e lagura të prindit.Kur puna për të ushqyer shumë gojë bëhet një barrë tepër e rëndë, disa lloje zogjsh kërkojnë ndihmën e zogjve të tjerë që të shërbejnë si “dado” për të vegjlit e tyre. Këto “dado”, zakonisht janë pasardhës të rritur të prindërve dhe janë të gatshëm të ndihmojnë për të ushqyer e për të mbrojtur zogthat.Edhe mbrojtja e zogjve të vegjël është një punë që të zë gjithë kohën. Zakonisht, kur bie shi, zogjtë prindër hapin krahët dhe mbulojnë me ta folenë, për t’i mbajtur të vegjlit në vend të thatë e të ngrohtë. Gargujt janë shtëpiakë të shkëlqyer. Për ta mbrojtur folenë nga morrat dhe pleshtat, këta zogj të mençur mbledhin material nga disa bimë helmuese dhe e vendosin përreth folesë dhe brenda saj. Ky lloj materiali shërben për të vrarë ose sprapsur insektet e dëmshme.Nëna shapkë tregon një zgjuarsi të jashtëzakonshme kur i duhet të mbrojë të vegjlit. Në rast kërcënimi, ajo e kap zogun me vendosmëri midis këmbëve dhe trupit të saj, hap krahët dhe thjesht fluturon tutje, duke e çuar në një vend më të sigurt krijesën e saj të çmuar. Disa prindër guximtarë shtiren sikur janë dëmtuar, për ta shpërqendruar grabitqarin që të mos u afrohet të vegjëlve. Duke u përpëlitur në tokë sikur është plagosur, nëna e josh grabitqarin për ta Familje pelikanësh108

