Page 111 - Demo
P. 111
1. Si kujdeset prindi krokodil për të vegjlit e tij?2. Si veprojnë bufat e Amerikës së Veriut për t’u mbrojtur nga grabitqarët?3. Përshkruani si përkujdeset nëna elefant për të vegjlit e saj.4. Çfarë është interesante në jetesën e bletëve? Përshkruani disa aspekte nga jeta e tyre.5. Cilat janë format kryesore të riprodhimit joseksual?6. Cili është dallimi midis riprodhimit me sythëzim dhe riprodhimit me copëzim?7. Në qoftë se një gjallesë humbet një pjesë të trupit të saj, a mund të riprodhohet ajo?Pyetje dhe detyralarguar nga foleja dhe kur sigurohet që “loja” e saj ka përfunduar me sukses dhe rreziku ka kaluar, hap krahët dhe fluturon e çliruar. Zogjtë që e ndërtojnë folenë në tokë, mund të përdorin ndonjë dredhi me zërin e tyre, për t’i trembur grabitqarët. Bufat e strofullave të Amerikës së Veriut fërshëllejnë si gjarpërinj kur pikasin të tjerët që i afrohen shumë folesë së tyre. Emigrantët e parë që u vendosën në atë vend ishin të sigurt se bufat e vegjël banonin së bashku me gjarpërinjtë me zile dhe qëndronin larg strofullave të tyre.Në mbretërinë e kafshëve, kujdesi prindëror arrin nivelin më të lartë te gjitarët. Nëna elefant u përkushtohet jashtëzakonisht të vegjëlve të saj, duke formuar një lidhje të ngushtë që mund të zgjatë për 50 vjet. Nga ana tjetër, edhe këlyshi është shumë i varur nga nëna. Ajo e mbron nga dielli i nxehtë duke i bërë hije me trupin e saj gjigant, e ushqen butësisht me qumësht dhe e lejon që të zgjatë feçkën e tij të vogël dhe të marrë gjethe bimësh nga goja e saj. Ajo e lan rregullisht të voglin duke i hedhur ujë me presion në shpinë dhe duke e fërkuar me feçkën e vet. Rritja e një elefanti të vogël është çështje familjare, pasi edhe femrat e tjera në kope luajnë rol të rëndësishëm në ushqyerjen, përkujdesjen dhe mbrojtjen e të vegjëlve të kopesë.Një gjitar tjetër i madh, hipopotami, mund ta lindë këlyshin e vet nën ujë. I sapolinduri ka aftësinë për t’u zhytur plotësisht nën ujë, që të ushqehet, pastaj ngrihet sipër për të marrë ajër dhe zhytet sërish për të vazhduar ushqyerjen. Nëna hipopotame është mbrojtëse agresive e këlyshit të saj të sapolindur.Edhe cerkopitekët (lloj majmuni) janë nëna të mira. Gjatë orëve të para, nëna e mban fort të sapolindurin me një dorë përreth qafës ose shpatullave. Javën e parë, këlyshi mund ta kalojë pjesën më të madhe të kohës i kapur instinktivisht pas gëzofit të nënës së vet. Ajo i lejon femrat e tjera të rritura ta mbajnë këlyshin e saj dhe të përkujdesen apo të luajnë me të.Majmunët cerkopitekë109

