Page 112 - Demo
P. 112
Ujëtokësorët janë gjallesa që jetojnë në dy mjedise: në tokë dhe në ujë. Mjedisi ujor është i rëndësishëm për jetën e këtyre gjallesave, sidomos për riprodhimin dhe zhvillimin embrional. Në botë njihen rreth 2500 lloje ujëtokësorësh. Në klasën e ujëtokësorëve bëjnë pjesë bretkosat, salamandrat, tritonët dhe ujëtokësorë pa këmbë, që ngjajnë si krimba. Larvat e tyre marrin frymë me velëza dhe në këtë pikë bëhen të ngjashme me peshqit. Ujëtokësorët e rritur marrin frymë me mushkëri e lëkurë.Ujëtokësorët janë kafshë me katër gjymtyrë, me gjak të ftohtë dhe me shtyllë kurrizore. Trupi i tyre është i mbuluar nga një lëkurë e butë, pothuaj përherë e lagur. Lagështia e lëkurës ndihmon procesin e shkëmbimit të gazeve, pasi ujëtokësorët i kanë mushkëritë të vogla.Riprodhimi i ujëtokësorëve kryhet në ujë. Aty depozitohen vezët dhe spermatozoidet. Te bretkosa, pllenimi është i jashtëm. Nga vezët e pllenuara dalin larvat, që për nga pamja, mënyra si ushqehen, lëvizja dhe frymëmarrja të kujtojnë jetën e peshqve. Te lloje të ndryshme ujëtokësorësh, gjatë një periudhe të caktuar (disa ditë deri në disa muaj), larva pëson ndryshime. Në këtë stad, velëzat zhduken, shfaqen këmbët, zhduket bishti dhe larva shndërrohet në ujëtokësor të rritur.Të gjitha këto shndërrime, gjatë së cilave larva pëson ndryshime të thella derisa merr tiparet e kafshës së rritur, njihen me emrin metamorfozë.Kur moti është i ftohtë, ujëtokësorët qëndrojnë në gjendje pasive, domethënë, nuk hanë ushqim dhe përdorin pak oksigjen.Për të mësuar më shumë për riprodhimin tek ujëtokësorët, shqyrtojmë rastin e bretkosës. Vezët formohen në vezore. Pasi rriten, ato shkëputen nga vezorja dhe bien në zgavrën e barkut. Prej andej, ato kalojnë në gypat vezëpërcjellës (oviduktët), të cilët i transportojnë deri në pjesën fundore të tyre, që ka formën e një traste. Në këtë trastë, ato vishen nga një masë xhelatinoze, e cila shërben 4.4 Fazat e zhvillimit të ujëtokësorëve dhe të shpendëveBretkosa e rriturEmbrionLarvaLarvë me dy këmbëLarvë me katër këmbëBretkosë e vogël me bisht VezëCikli jetësor i bretkosës110

