Page 113 - Demo
P. 113


                                    si mjet mbrojtës. Spermatozoidet formohen në testikujt e mashkullit. Ata transportohen me anë të gypave të veçantë, të cilët, nëpërmjet organit gjenital mashkullor, vendosen në organet gjinore të femrës. Veza e pjekur zbret në organin gjenital femëror me anë të gypave, ku takohet me spermatozoidin dhe pllenohet. Ky lloj pllenimi ka përparësi në krahasim me pllenimin e jashtëm, pasi siguron mundësi më të mëdha të bashkimit të spermatozoideve me vezët.Kur vjen koha e pllenimit, femra dhe mashkulli shfaqin një sërë sjelljesh tipike, siç është për shembull kontakti trupor. Ky veprim bën që vezët të zbresin në kloakë e prej andej në ujë. Po ashtu, spermatozoidet, nëpërmjet uretrëve (gypat e urinës), zbresin në kloakë e prej andej në ujë. Vezët që dalin në ujë janë të pambrojtura, ndërsa jeta e spermatozoideve në këtë mjedis është e shkurtër. Për këtë arsye, dalja e vezëve dhe e spermatozoideve bëhet në të njëjtën kohë. Numri i gametave mashkullore dhe femërore është shumë i madh. Kjo gjë rrit mundësinë e pllenimit në ujë, për të ruajtur kështu vazhdimësinë e llojit.Shpendët mund të përkufizohen thjesht si gjallesat e vetme me pupla. Ata shumohen me vezë dhe quhen oviparë. Shumë lloje shpendësh konsiderohen si kafshë me sjellje mjaft komplekse.Kjo sjellje kushtëzohet së pari nga zhvillimi i trurit dhe ndërlikimi i veprimeve të tij për të kontrolluar lëvizjet e muskujve në fluturim.Duke qenë gjallesa me gjak të ngrohtë, shpendët, për t’u siguruar të vegjëlve ngrohtësinë për trupin e tyre, kanë nevojë të ushqehen më shumë dhe më shpesh sesa zvarranikët.Shpendët shpenzojnë kohë për t’u kujdesur për të vegjlit e tyre. Për këtë, prindërit bashkërendojnë punët për ndërtimin e folesë, ngrohjen e vezëve, si dhe për ushqyerjen e të vegjëlve.1. Ku ndodh bashkimi i vezëve dhe spermatozoideve gjatë riprodhimit seksual te bretkosa?2. Si do ta përkufizonit metamorfozën në rastin e bretkosës?3. Si riprodhohen shpendët?4. Cilat janë dallimet mes riprodhimit te bretkosa dhe riprodhimit te shpendët?Pyetje dhe detyraVezëZogu i sapodalënga vezaZogj të rriturGjeli PulaCikli jetësor i oviparëve111
                                
   107   108   109   110   111   112   113   114   115   116   117