Page 114 - Demo
P. 114
Larmia e madhe e llojeve të organizmave në Tokë, që nga bakteret mikroskopike deri te balenat e kaltra me gjatësi 100 m, është një fakt mjaft interesant. Megjithatë duhet të pranojmë që kjo shumëllojshmëri nuk mund të përcaktohet vetëm nga numri dhe lloji i organizmave, sepse në tërësinë e tyre përfshihen edhe mjediset në të cilat jetojnë, si: shkretëtirat, savanat, pyjet tropikale, oqeanet etj. Përhapja e organizmave shtazorë, ashtu si edhe ajo e bimëve, është mjaft e rëndësishme si për jetën e vetë gjallesës si lloj, ashtu edhe për lidhjet e saj me të tjerat dhe me mjedisin ku jeton.Të gjitha gjallesat “kanë për detyrë” që gjatë ciklit të tyre jetësor të sigurojnë dhe vazhdimësinë e llojit, të cilit i përkasin. Për të përmbushur këtë “mision”, ato mund të rrezikojnë edhe jetën e tyre në territoret ku jetojnë. Duke qenë se gjallesat janë pjesë e zinxhirëve ushqimorë, ato vendosin edhe për pozicionimin e tyre në territore. Sa më poshtë të jetë një gjallesë në zinxhirë dhe rrjetat ushqimore, aq më të shumtë do të jenë edhe pasardhësit e tyre. Kjo shpjegohet me format e ndryshme të riprodhimit të tyre.Le të shqyrtojmë klasat e rruazorëve në mbretërinë e kafshëve. Peshqit, që përbëjnë edhe klasën më të thjeshtë të kësaj ndarjeje në periudhën e shumimit, lëshojnë shumë vezë e shumë spermatozoide, duke lënë kështu një numër të madh pasardhësish. Në këtë mënyrë, peshqit sigurojnë mundësinë e vazhdimësisë së llojit të tyre. Një pjesë e larvave të formuara mund të shkatërrohen për shkak se mjedisi ujor nuk iu siguron kushtet e mjaftueshme e të domosdoshme. Një pjesë tjetër e larvave do të përdoret si ushqim për kafshët e tjera që jetojnë në atë mjedis. Pjesa që mbetet mund të japë individë të rritur, të cilët, gjithashtu mund të përdoren si ushqim. Në këtë drejtim merr kuptim edhe shprehja: “Peshku i madh e ha peshkun e vogël”. Në rastin e peshqve, pllenimi është i jashtëm, po ashtu edhe zhvillimi embrional. Kjo justifikon numrin e madh të pasardhësve.Në rastin e shpendëve e të gjitarëve, ku pllenimi është i brendshëm, numri i pasardhësve është më i vogël, pasi kushtet e riprodhimit iu sigurojnë këtyre gjallesave shanse më të mira për mbijetesë. Për këtë arsye, të gjithë pasardhësit kanë mundësi të jetojnë e të zhvillojnë jetën e tyre normalisht.Format e shumimit të gjallesave të ndryshme shtazore kanë mundësuar edhe format e ndryshme të të jetuarit. Te kolonitë e bletëve është vetëm 4.5 Roli i shumimit të kafshëve në botën e gjallëKope me drerë112

